E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbaron gjaku në urgjencën e kirurgjisë

03/02/2009  Shfaqet sërish alarmi për mungesën e gjakut në urgjencat e qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kësaj radhe janë drejtuesit e urgjencës së kirurgjisë që kanë kërkuar dhurimin e gjakut ose sigurimin e tij në forma të tjera, pasi pavijoni po vuan mungesën. Kjo bën që shumë pacientë që e kanë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjike të mos e bëjnë në kohë për shkak të mungesës së rezervave të gjakut. Megjithatë, nuk është vetëm ky repart që vuan alarmin për gjak. Problematike gjithashtu rezulton të jetë dhe furnizimi me gjak për fëmijët talasemikë, veçanërisht ata të rretheve, të cilët duhet të marrin rrugën për në kryeqytet një herë në dy javë për të marrë gjakun që i mban në jetë. Fatkeqësisht gjithmonë rezulton që gjaku të jetë në mungesë. Pavarësisht fushatave të shumta sensibilizuese që thuhet se janë ndërmarrë, rezulton janë të pakta dhurimet. Ndërkohë që janë vetëm këto të fundit si dhe dhurimet familjare që mbushin skemën e sigurimit me gjak, që për pavijonet tona duket se do të jetë gjithmonë e varfër.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›