Ish- të përndjekurit: Duam obeliskun, Rama të ndërpresë punimet
Të përndjekurit politikë kanë protestuar sërisht në sheshin ku ngrihej busti i diktatorit Enver Hoxha. Ata i kanë kërkuar Edi Ramës të pezullojë projektin që ka për këtë shesh dhe kryeministrit Berisha të japë fondet për të ndërtuar aty një memorial për viktimat e komunizmit.
"Edi Rama të tërheqë menjëherë këto makineri dhe të lëvrojë fondin për ndërtimin e memorialit. I kërkojmë kryeministrit Sali Berisha të lëvrojë fondin për ndërtimin e këtij memoriali dhe të deklarohet publikisht se memorizimi i krimit komunist duhet të jetë prioritet i kësaj qeverie që në pushtet ka ardhur me votat e kësaj pjese të shoqërisë. Për memorialin do të jemi këtu dhe pa kaluar mbi trupat tanë ju politikanë nuk mund të prisni memorialin komunist", tha Besim Ndregjoni, ish i perndjekur politik.
Edhe më parë ish të përndjekurit politikë kanë kërkuar ngritjen e një obelisku në memorie të viktimave të komunizmit, kërkesë e cila deri tani nuk është realizuar.
Elona Gjylmi < I mëparshmi