E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve, me mjaft mungesa sot ndaj Sienes

Nuk do te jene gati per ndeshjen e radhes dy lojtare te rendesishem te Juventuesit, Kielini dhe Bufon. Por pervec dyshes se deklaruar do te mungojne edhe Kamoranezi, Tiago, Ekdal, Jaquinta dhe Salihamixhic. Ranieri duhet te shqyrtoje mire listen e lojtareve, para ndeshjes se sotme me Sienen. Pritej qe te riktheheshin dy futbollistet e rendesishem te formacionit, portieri Xhanluixhi Bufon dhe Kielini duhet te presin akoma. Lajm i mire per Juven eshte rikthimi i Legrotalies. "Duhet te marrim piket qe kemi lene gjate fazes se pare," - deklaroi trajneri i Juves, Ranieri para ndeshjes se sotme. "Bufon do te jete gati per ndeshjen e Kupes se Italise, nese gjerat do te ecin sipas parashikimeve." Ndersa per Zanetin trajneri theksoi se eshte duke u aktivizuar ngadale, derisa te rikthehet ne forme. Ne merkaton e muajit janar eshte perfolur gjate se do te rikthehet braziliani, Diego. Trajneri i Juventusit deklaron, ne lidhje me kete ceshtje: "Duhet te flisni me lojtarin dhe me drejtuesit e klubit."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›