Karlo Anceloti: Devid Bekam, gati ndaj Romes
Devid Bekam do te jete gati qe te luaje ndeshjen e pare zyrtare me ekipin e tij te ri, Milanin. Kuqezinjte u larguan nga Dubai, ku zhvilluan pergatitjet e dimrit dhe u nisen drejt Romes. Sot do te luajne ndeshjen e pare te fazes se dyte. Devid Bekam eshte pritur nga mijera fansa ne Rome, ndersa trajneri Karlo Anceloti deklaroi para ndeshjes se anglezi do te jete ne dispozicion te tij, per te kontribuar ne fitoren e sotme ndaj Romes, e cila do te sherbeje me tej ne gare per te fituar titullin kampion ne Itali. "Bekam ka punuar mire me ekipin dhe ndonese do te jete e veshtire qe te luaje nga minuta e pare, besoj se do te jete gati te kontribuoje ne ndeshjen e sotme," - theksoi Karlo Anceloti. "Pas turneut ne Dubai deshirojme ta nisim mire. Ekipit tone i mungon zemra dhe shpirti i Gatuzos, kurse Romes do t'i mungoje Toti, cilesite e te cilet njihen nga te gjithe." Ndeshja Milan-Roma do te luhet sonte ne mbremje ne stadiumin "Olimpiko" te Romes.