E Shtunë, 31 Tetor 2026

OJQ-ja shqiptare kunder CIA-s

TIRANA- Nje shoqate shqiptare vihet kunder CIA-s dhe i kerkon dy ministrive shqiptare informacione per rrembimin dhe me pas zbarkimin e modelit gjerman me origjine nga Libani, Khaled el-Masri. Behet fjale per Qedren per Zhvillim dhe Demokraci, e cila duke ndjekur zhvillimet me te fundit dhe akuzat e El-Masrit se eshte zbritur ne Shqiperi gjate vitit 2003 pas tortures dhe rrembimit, ka kerkuar me teper informacion nga autoritetet shteterore. Kreu i kesaj levizje, Ilir Aliaj, ka bere publik lajmin per agjencine "Associated Press". Shoqata qe ka si mision te drejtat e njeriut konfirmon se ka bere nje kerkese zyrtare ndaj Ministrise se Brendshme dhe te Mbrojtjes per te sqaruar kete ceshtje, pasi edhe Shqiperia eshte vene nen "akuze" per ngjarjen e 5 viteve me pare.

"Khaled el-Masri, nje shtetas gjerman me origjine nga Libani, u rrembye ne dhjetor te vitit 2003 ne kufirin maqedonas dhe me pas fluturoi me nje avion te CIA-s per ne qender te Kabulit ne Afganistan, ku dhe u torturua pasi dyshohej si terrorist", shkruan agjencia e lajmeve rreth kesaj ngjarje qe beri buje ne vitin 2004. Sipas informacioneve te asaj kohe dhe deshmise se vete El-Masrit, ai eshte zbritur ne Shqiperi ne muajin Maj te vitit 2004, rreth pese muaj pas rrembimit, ne nje vend qe nuk e njihte. Ilir Aliaj shpjegon se i ka bere kerkese edhe Gjykates se Tiranes per te zgjidhur kete mister, pasi dy ministrite nuk i jane pergjigjur perpjekjeve per te zbardhur ngjarjen. "Ne kerkojme sqarime per menyren se si eshte trajtuar ky person ne Shqiperi, pasi ai ka deshmuar se u zbrit ne kete vend me avion", shprehet kreu i qendres per AP-ne. Behet fjale se El-Masri eshte zbritur ne nje aeroport ushtarak shqiptar dhe me pas ka kaluar kufirin derisa ka mberritur ne Gjermani. Keto te dhena jane publikuar edhe gjate hetimit te Keshillit te Europes per ceshtjen. Aliaj shpjegon se Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes kane refuzuar kerkesat per te dhene shpjegime, duke u justifikuar se eshte nje ceshtje sekrete dhe informacioni i klasifikuar. El-Masri akuzoi CIA-n per rrembimin dhe hapi nje proces gjyqesor per kete ceshtje ne vitin 2006.

Ne pritje te informacionit

Qendra per Demokraci dhe Zhvillim njoftoi se eshte interesuar tek dy zedhenesit e ministrive perkatese per te marre informacionin e plote rreth ceshtjes El-Masri. "Zedhenesit e Ministrise se Brendshme dhe i Mbrojtjes shpjeguan se nuk kishin asnje te dhene per kete ceshtje dhe se do te interesoheshin", sqaron Ilir Aliaj.

Pergatiti: A.Qoraj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›