Ish- te perndjekurit perfitojne te paret, 400 mbi 85 vjec Rozeta Rapushi
Rreth 400 ish- te perndjekur politike, te cilet jane mbi 85 vjec dhe gjalle, do te perfitojne te paret nga demshperblimi per vuajtjet gjate sistemit komunist. Kryetari i Shoqates se ish- te Perndjekurve Politike, Simon Miraka, tha dje per gazeten "Koha Jone", se qeveria plotesoi kerkesat qe kjo pjese e shoqerise i beri asaj, duke zgjeruar sferen e perfituesve si dhe te marrin te paret parate e demshperblimit, te gjithe ata persona qe jane gjalle e mbi moshen 80 vjecare. "Sapo u njoha me te dhenat me te fundit te Ministrise te Financave, e cila ka nxjerre shifrat se jane rreth 400 persona, ish- te perndjekur politike qe jane ende gjalle dhe do te perfitojne te paret nga demshperblimi. Nderkohe qe vec ketyre jane edhe 2800 persona te tjere, ish- te perndjekur politike, sipas te dhenave te ministrise qe do te perfitojne demshperblim direkt pasi jane gjalle", informoi per gazeten "Koha Jone", Miraka. Ai u shpreh teper i kenaqur ne lidhje me ndryshimet qe kryeministri Sali Berisha prezantoi ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Duke pohuar se ato ishin kerkesa qe u bene kohe me pare nga ish te perndjekurit politike. "Po presim me durim kalimin ne Kuvend te ketyre ndryshimeve ligjore. Ato jane kerkesat qe ne i kemi drejtuar qeverise dhe jemi plotesisht dakord me to. Do te presim te gjitha hallkat ligjore deri ne hyrje ne fuqi", u shpreh Miraka. Ai gjithashtu vleresoi faktin qe te pakten ish te perndjekurit qe jane mbi 85 vjec, ende gjalle te perfitojne sa me pare kestin e mbetur, ne menyre qe edhe ata te gezojne dicka ne kete jete. Madje ai beri thirrje ne kete kuader, qe te pershpejtohet sa me shume dhenia e parave, kestit per kete kategori nga qeveria ne menyre qe te mos humbet me kohe. Nga ana tjeter, Miraka pershendeti edhe qendrimin e bere nga kreu i qeverise, Sali Berisha per te kthyer ne nje muze, burgun famekeq te Spacit. "Burgu i Spacit, eshte nje deshmi qe mbetet dhe tregon historine tone tragjike", vijoi Miraka. Prej kohesh, ish te perndjekurit politike kane ngritur pretendimet e tyre ne qeveri per ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish- te perndjekurve politike. Nje pjese e kerkesave, ashtu sic pohoi edhe Miraka, jane pranuar nga qeveria dhe tashme pritet vetem diskutimi i tyre ne Kuvend dhe miratimin seance plenare per te hyre ne fuqi.
400 Persona
Ish- te perndjekur politike, jane mbi 85 vjec dhe gjalle per te perfituar nga ndryshimet ne ligjin per ta nga qeveria per te marre te paret demshperblimin e plote ne vlere monetare ne baze te ligjit.
Ndryshimet qe pritet te pesoje ligji
Demshperblim total i shumes per te gjithe ish- te perndjekurit politike qe jane mbi 85 vjec
Ulja e afatit nga 8 vite, mundesisht deri ne 4 vite, te te gjithe ish-te perndjekurve qe jane gjalle.
Vendosja e afatit te perfitimit per kete kategori, nga 30 nentori 1944 me 25 tetor 1944 per te pushkatuarit me gjyq, duke rritur numrin e perfituesve ne ligj.
Njohjen e demshperblimit te ish- te denuarve nga nenet 64 apo 67 per terrorizem ne kohen e diktatures komuniste.
Problematikat e ish- te perndjekurve gjate zbatimit te ligjit per demshperblimin
Me hyrjen ne fuqi te ligjit per demshperblimin e ish- te perndjekurve politike por edhe me ndryshimet e tij, jo pak persona pretendonin se kane marre me pak para sa u takonte. Kjo per faktin se sipas tyre, nje pjese te denimit e kane pasur sipas nenit per terrorizem, i cili nuk u njoh nga ligji per demshperblimin. Po keshtu, kreu i shoqates se ish- te perndjekurve politike, Simon Miraka, pohon se jo pak ish- te denuar politike te pushkatuar pa gjyq, nuk kane mundur te perfitojne pasi kane qene jashte afateve te percaktuara me ligj, ose dokumentacioni ka munguar. Probleme te tjera ne zbatimin e ligjin jane hasur edhe me dokumentacionin. Sipas kesaj shtrese te shoqerise shqiptare, familjet qe kane jetuar ne kampet me gjemba deri ne vitin 1954, nuk kane mundur te marrin demshperblimin prej 1 mije lekesh, pasi disa prej tyre kane pasur probleme per dokumentacionin. Nje nga ceshtjet me te kerkuara dhe per te cilat eshte shprehur edhe shqetesimi i ish te perndjekurve politike, eshte edhe mosha e madhe e atyre qe jane ende gjalle, dhe qe ende nuk kane perfituar demshperblimin. Eshte kerkuar me ngulm marrja e demshperblimit te pakten per ish te perndjekurit politike, qe jane mbi moshen 85 vjecare ende gjalle, ne menyre qe ata te mund te perballojne kostot shendetesore. Po keshtu, ish- te perndjekurit politike, kane kerkuar edhe permiresim te metejshem te procedures se marrjes se demshperblimit ne menyre qe kestet te jepen ne kohe te percaktuar, jo me larg se nje vit nga njeri-tjetri. Prej kohesh ish te perndjekurit politike i kane paraqitur ankesat e tyre dhe kane kerkuar permiresimin e ligjit qe percakton demshperblimin e tyre.