Mesazhi për Bajram, Topi: Është koha për bashkëpunim

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka shfrytëzuar festën e Fiter Bajramit, për të përcjellë një mesazh të qartë politikës shqiptare, kur tha se është koha për më shumë bashkëpunim dhe tolerancë. Këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit e ka kërkuar në emër të proceseve të mëtejshëm integruese, të vendit tonë, drejt Bashkimit Europian.
“E gjithë shoqëria duhet të jetë në ato kondicione, kur duhet të tolerojë më shumë, duhet të japë më shumë mirëkuptim. Kjo vlen për politikanët, për insitutcionet që të demonstrojnë më shumë tolerancë, më shumë butësi në mesazhet e tyre, sepse ajo që demonstrojnë politikanët amplifikohet në mbarë shoqërinë”, është shprehur presidenti.
Kreu i Shtetit, i shoqëruara nga zonja e Parë, Teuta Topi është pritur nga kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça në ditën e Bajramit të Madh. Në këtë takim, presidenti Topi ka përcjellë urimet më të mira, për të gjithë besimtarët myslimanë, në vendin tonë.