E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet kerkesa per kredi, bankat ngelin pa kliente

Ndersa para dy vitesh, kredite ishin molle e ndaluar per konsumatoret si dhe bizneset, tashme duket se po ndodh e kunderta. Bankat e nivelit te dyte vuajne nga mungesa e kerkesave per kredi. Nga nje vezhgim ne terren, del se ato nuk jane me aq te ngurta si para dy apo tre vjetesh ndaj kerkesave te klienteve, por me e keqja eshte se ato gjenden perballe nje indiference per kredimarrje, duke permbysur keshtu raporton kerkese-oferte. Nese me pare kerkesat ishin mjaft te medha nga konsumatoret dhe bizneset, ndersa ofertat te pakta, tani ndodh e kunderta. Mungesen e interesimit per kredimarrje, e ka konfirmuar dje edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, i cili u shpreh se bankat jane te sigurta, por duhen rritur kerkesat per te marre te holla, kundrejt interesit.

Situata

Situata aktuale ne lidhje me kredite, duket sikur eshte permbysur. Ato jane disi me te hapur tashme, ndryshe nga dy vjet me pare, kur qytetaret duhej te rropateshin banke me banke, me shpresen se ndonjera prej tyre, do te tregohej doreleshuar dhe do t'ua miratonte kerkesen. Shtrengimi i kredive u be madje objekt per raporte te njepasnjeshme qe tregonin per friken e bankave ne lidhje me likuiditetin e parave. Edhe pse konsumatoret dhe bizneset e plotesonin dokumentacionin ne rregull, gjithnje dilte dicka qe u mungonte, duke ua veshtiresuar aplikimin atyre qe kishin nevoje emergjente per leke. Por, krejt ndryshe paraqitet situata ne kete periudhe. Bankat jane te gatshme te japin kredi, po mungon interesi i konsumatoreve dhe bizneseve. Nje fakt te tille e konfirmoi dje guvernatori i bankes qendrore Ardian Fullani, i cili beri thirrje qe njerezit te marrin kredi. "Sektori bankar shqiptar eshte solid. Ai po shkon drejt nje stabiliteti afatgjate. Eshte i gatshem te jape kredi, e do te thoja, sic e kam theksuar dhe gjate koheve te fundit, problemi kryesor eshte problemi i rritjes se kerkeses", deklaroi dje Fullani gjate nje konference me rastin e prezantimit te raportit te politikes monetare per tremujorin e dyte te ketij viti.

Pasojat ekonomike

Investimet e uleta qe po ben sipermarrja private po kushtezojne, sipas Bankes se Shqiperise edhe rritjen ekonomike te vendit, e cila edhe pse vijon te jete pozitive, mbetet nen potencialet e saj. "Kerkesa e sektorit privat te ekonomise vijon te shfaqet e ngadalte, duke kryqezuar edhe projeksionet tona per rritjen ekonomike gjate pjeses se mbetur te vitit. Investimet private vijojne te kene nje ecuri te ngadalte, krahasuar me rritjen e tyre historike, dhe nevojat per rritjen sasiore e cilesore te kapaciteteve tona prodhuese."- tha Fullani. Sipas tij, ecuria e kreditimit vazhdon te ndikohet nga kerkesa e moderuar per kredi, nderkohe qe edhe sistemi bankar ka adoptuar praktika te kujdesshme kredidhenieje, duke mbajtur kushte te shtrenguara kreditimi per segmente te vecanta te tregut. Gjithashtu, kreditimi i aktivitetit ndertues ka rezultuar ne nivele me te uleta per muajt prill dhe maj. Sipas guvernatorit, kreditimi i ekonomise vijon te ruaje ritme te moderuara rritjeje, i diktuar kryesisht nga kerkesa e ulet per kredi nga sektori privat dhe nga pasigurite per te ardhmen

Fullani: Ekonomia u rrit ne tremujorin e dyte

Ekonomia shqiptare ka vijuar te shenoje rritje gjate gjysmes se pare te vitit 2011, ndonese ne prani te sfidave shtese te gjeneruara nga ambienti i brendshem dhe i jashtem". Keshtu e ka nisur fjalen e tij gjate aktivitetit te djeshem, guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Sipas tij, pavaresisht faktoreve te pafavorshem, produkti i brendshem bruto ka shenuar rritje, ndersa balancat kryesore makroekonomike dhe stabiliteti financiar mbeten te qendrueshem. Fullani citoi raportin e INSTAT, sipas te cilit ekonomia shqiptare shenoi nje rritje vjetore prej 3.4% ne tremujorin e pare te vitit, e mbeshtetur nga stimuli fiskal i kesaj periudhe dhe kerkesa e huaj per produkte e sherbime shqiptare. Banka e Shqiperise gjykon se aktiviteti ekonomik ka regjistruar nje rritje te ngjashme edhe ne tremujorin e dyte te vitit, por me nje kontribut me te larte te sektorit privat dhe ngadalesim te sektorit publik e te kerkeses se huaj.

Cilet sektore siguruan me shume te ardhura

Sipas te dhenave te INSTAT-it, rritja ekonomike e tremujorit te pare te vitit paraqitet me e balancuar ne shperndarjen e saj sektoriale. Te gjithe sektoret kryesore te ekonomise vleresohet te kene shenuar rritje gjate kesaj periudhe, por rritja ekonomike vazhdon te udhehiqet nga sektori i industrise dhe ai i sherbimeve. Nderkohe, pjeserisht edhe ne pergjigje te rritjes se investimeve publike, sektori i ndertimit shenoi rritje pozitive per here te pare pas nje periudhe te gjate kontraktimi prej 5 tremujoresh. Sektori i industrise vijoi te ndikoje ne nje mase me te madhe se sektoret e tjere te ekonomise, ne rritjen e prodhimit te brendshem bruto. Vlera e shtuar e sektorit te industrise regjistroi nje rritje me 12.4 % ne terma vjetore. Megjithate, ngadalesimi i shfaqur ne aktivitetin industrial si pasoje e frenimit te kerkeses se huaj, u reflektua ne nje renie te kontributit te industrise ne ecurine vjetore te PBB-se. Gjithashtu, krahasuar me ecurine e shfaqur gjate vitit 2010, norma rritese rezulton 8.3 pike perqindjeje me e ulet. Perkeqesimi i treguesit te porosive te reja ne industri, sipas te dhenave cilesore te vrojtimeve, sugjeron per nje ngadalesim te mundshem ne ecurine e aktivitetit industrial, gjate pjeses se mbetur te vitit 2011.

Cmimet e banesave ne Tirane, si kane ndryshuar

Sipas Bankes se Shqiperise, qe prej vitit 1998, cmimet e banesave ne kryeqytet kane qene ne rritje te vazhdueshme. Gjate kesaj periudhe, indeksi i cmimit te banesave eshte rritur mesatarisht me rreth 9.2% ne terma vjetore. Rritja e cmimeve ka ndodhur pavaresisht ciklit te ekonomise. Keshtu, deri para fillimit te krizes ekonomike financiare globale, norma mesatare vjetore e rritjes se ICB-se ishte rreth 9.3%. Me fillimin e krizes dhe ngadalesimin e aktivitetit te pergjithshem ekonomik, indeksi i cmimeve te banesave ne kryeqytet u rrit mesatarisht me 7.8% ne terma vjetore. Zhvillimet ne kete sektor u kane dhene shkas nje sere komenteve dhe analizave, nder te cilat vleresohet dhe ideja e nje mbivleresimi te cmimeve te banesave ne kryeqytet. Nje nder menyrat per te pare nese cmimet reflektojne vleren thelbesore te nje banese eshte raporti ndermjet indeksit te cmimit te banesave dhe atij te qirave (ICB/IQ). Vlera thelbesore (foundamental value) e nje banese mund te konsiderohet vlera e tashme e flukseve te te ardhurave qe ajo mund te gjeneroje ne te ardhmen. Cmimet quhen te mbi/ nenvleresuara kur vlera aktuale e nje banese ndryshon shume nga vlera thelbesore e saj. Ne nje treg funksional, keto flukse te ardhurash mund te perafrohen me qirane e baneses. Ne menyre logjike, mund te flitet per nje mbivleresim te cmimeve ne rastin kur jemi ne prani te nje devijimi relativisht te larte dhe te zgjatur ne kohe te raportit ICB/IQ nga mesatarja e tij afatgjate. Por, ne praktike, vlera thelbesore eshte e pamundur te matet per sa kohe qe eshte e veshtire te behen projeksione mbi cmimet e ardhshme te qirave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›