E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valute false, tre ne pranga

TIRANE - Tre te rinj jane vene ne pranga gjate nje aksioni blic te policise, zhvilluar mesditen e djeshme ne kryeqytet, pasi ishin duke thyer nje shume dollaresh te falsifikuara. Policia tha se, ka bllokuar 2 mije dollare amerikane dhe 1200 euro, qe dyshohet se jane false dhe me origjine nga Maqedonia. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se ne pranga gjate operacionit te koduar "Euro Bank", jane vene Hasan Dardha 24 vjec, dhe Hekuran Curri 25 vjec, te dy nga Tirana dhe Altin Plaku 23 vjec, nga Durresi. Tre personat jane vene ne pranga nen akuzen e "falsifikimit te monedhave". Ata u arrestuan teksa kembenin nje shume parash, te dyshuara fals, prane nje banke ne Rrugen e Kavajes, ne Tirane. Operacioni i koduar "Euro Bank", eshte bere ne bashkepunim me forcat e Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit numer 3 dhe 6 ne kryeqytet. Pas arrestimit aty, u sekuestrua nje shume ne valute, 2000 dollare e 1200 euro, qe dyshohet se jane te falsifikuara.

Kane qene punonjesit e bankes qe kane zbuluar dollaret fals. Njeri nga te rinjte, Hasan Dardha ka shkuar ne institucionin financiar ne Rrugen e Kavajes per te thyer nje shume parash, 300 dollare. Por gjate kesaj kohe punonjesit e bankes, kane verifikuar parate dhe kane dale qe ishin false. E menjehere kane njoftuar policine. Ne drejtim te vendit ka shkuar nje patrulle e Komisariatit numer 3. Keta te fundit kane ndaluar 24-vjecarin Dardha dhe e kane shoqeruar menjehere per ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes. E kete ai eshte marre ne pyetje duke treguar dhe bashkepunetoret. Menjehere jane njoftuar komisariatet numer 3 dhe 6, te cilet kane bere dhe ndalimin e dy personave te tjere. Policia tha se, eshte marre masa e menjehershme e arrestit ne flagrance ndaj Hasan Dardhes 24 vjec, Altin Plakut 23 vjec dhe Hekuran Curri 25 vjec.

Patrullat e Pergjithshme te Komisariatit te Policise numer 3 dhe numer 6, kane bere te mundur finalizimin me sukses te ketij operacion, i bere ne afersi te Rruges se Kavajes. Gjate momenteve te kembimit te 300 dollareve, banka ka dyshuar se ato ishin te falsifikuar dhe ka njoftuar policine. Gjate kontrollit te ushtruar ndaj Ervis Dardhes, jane gjetur dhe sekuestruar si prove materiale, shuma tjeter e parave prej 2000 dollaresh, te prerjes 100-she, te dyshuara si te falsifikuara. Gjate hetimet ka dale se, kete shume dollaresh te falsifikuar Dardhes, ia kishin dhene me qellim per t'i kembyer, Altin Plaku dhe Hekuran Currit. Po ashtu, gjate kontrollit ne banesen e Altin Plakut, jane sekuestruar edhe 1250 euro, qe dhe keto dyshohen se jane te falsifikuara. Policia tha se, te arrestuarit jane vene nen akuzen e "falsifikimit te monedhave".

Ne pranga

Hasan Dardha, 24 vjec, nga Tirana

Hekuran Curri, 25 vjec, nga Tirana

Altin Plaku, 23 vjec, nga Durresi

Sekuestruar

2000 dollare, te falsifikuar

1200 euro, te falsifikuara


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›