E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olimpiket Londër 2012, atleti afrikan kërkon azil

Një atlet, pjesëmarrës në Lojrat Olimpike, Londër 2012 është afruar pranë një stacioni policie në Britani ku ka kërkuar azil. Atleti, mashkull, besohet të ketë hyrë në Britaninë e Madhe si një anëtarë legjitim i një i skuadre olimpike të një vendi nga Afrika Lindore.

Kërkesa e sportistit është momentalisht në proces, thonë mediat britanike, pasi çështja tashmë i ka kaluar Agjencisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarë të emigracionit kanë parashikuar se deri në dy për qind të atletëve, zyrtarëve të ekipve apo dhe përkrahës të tyre mund të kërkojnë strehim në Britaninë e Madhe, gjatë dhe pas lojrave olimpike, ose të paktën do të përpiqen të qëndrojnë në Britani deri sa tu skadojë viza.

Një zyrtarë anglez tha se, pritet që të gjithë atletët të largohen nga vendi brenda afateve të përcaktuara, ndërsa aplikimet për azil do të trajtohen sipas procedurave standarde të emigracionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›