E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i PS, larg standarteve te BE

Ne mesin e vitit te ardhshem shqiptaret pritet te perfitojne levizjen e lire ne vendet e Bashkimit Evropian. Ky ishte mesazhi qe artikuloi dje komisioneri per Zgjerimin i Komisionit Evropian, Oli Rehn pas nje takimi me zevendeskryeministrin, njekohesisht ministrin e Jashtem, Ilir Meta ne Bruksel. Por sipas tij, per realizimin e ketij objektivi eshte e rendesishme qe qeveria dhe institucionet e tjera ne vend te punojne intensivisht. "Nese Qeveria e Shqiperise dhe autoritetet e tjera do te punojne fort dhe do te sigurojne plotesimin e kerkesave, atehere Komisioni do te beje rekomandimin per levizjen pa viza ne mesin e vitit 2010. Sigurisht qe kjo varet nga Komisioni i ardhshem por une do te ushtroj gjithe ndikimin tim si kandidat per komisoner per te siguruar qe ky objektiv te arrihet sapo te jene plotesuar kushtet", deklaroi Rehn. Komisioneri per zgjerimin nuk ka munguar te vleresoje progresin e Shqiperise. "Sic e theksuam ne paketen tone te zgjerimit ne tetor, Shqiperia ka bere progres ne shume reforma politike. Zgjedhjet parlamentare te qershorit permbushen shumicen e standardeve nderkombetare", deklaroi Oli Rehn. Nga ana tjeter, Rehn theksoi faktin se bojkoti parlamentar ne vend, duhet te merrte fund dhe se forcat politike duhet te gjenin nje zgjidhje, per ta lene pas kete situate. "Ne emer te forcimit te konsensusit politik, i kam kerkuar Zv. Kryeministrit te gjeje nje zgjidhje per bllokaden aktuale politike dhe per bojkotin e Parlamentit prej opozites. Patjeter qe ky eshte nje shqetesim qe e kam ngritur edhe me opoziten dhe i kam kerkuar asaj qe t'i jape fund bojkotit parlamentar qe nuk respekton standardet demokratike evropiane", theksoi komisioneri per zgjerim ne konferencen e perbashket per shtyp. Sipas tij, debatet ne nje vend demokratik, i cili pret liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat, duhet te ndodhin ne Kuvend. Nga ana e tij, zevendeskryeministri, Meta garantoi se qeveria po marre te gjitha masat per te permbushur te gjitha kerkesat e udherrefyesit per procesin e liberalizimit te vizave. Ai tha se qeveria ishte e perkushtuar per te bashkepunuar ngushte me opoziten pergjate ketij procesi te rendesishem qe po perjeton vendi. Sipas tij, mazhoranca tashme pret qe opozita te marre me seriozitet rolin qe i takon ne kete proces.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›