E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld boton liber kujtimesh

Ish-Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld e pranon se nje nga pikat me te uleta te karrieres se tij ishte viti 2004 kur u shfaqen fotografite qe tregonin ushtare amerikane duke keqtrajtuar te burgosurit ne Abu Graib te Irakut.

Pastaj papritur u shfaqen ato fotografi...ishte shume trishtuese si te te godasin me grusht ne bark. Dhe fillon te mendosh kemi kaq shume te rinj dhe te reja te mrekullueshem ne ushtri dhe reputacioni i tyre njolloset nga ata qe keqtrajtuan te burgosurit. Ishte e pahijshme anormale e neveritshme e dhimbshme dhe une u ndjeva jashtezakonisht keq.

Kritikat e ashpra nderkombetare per abuzimin dhe interesi i  publikut per hapat qe do te merrte Sekretari i Mbrojtjes per akuzat sollen si rezultat te parin mes disa rasteve kur Ramsfeld i paraqiti doreheqjen Presidentit Bush.

Ai nuk e pranoi ashtu si edhe te nesermen apo tri dite me pas. Une ia dorezova perseri duke i thene qe ishte gabim qe te mos me lejonte te largohesha. Dikush duhet te vuante pasojat.

Ne librin e tij te ri me kujtime zoti Ramsfeld shprehet se Presidenti Bush gaboi kur nuk e pranoi doreheqjen e tij pas skandalit.

Tani mendoj se do te kishte qene veprimi i duhur dhe se une kisha te drejte ndersa ai jo.

Titulli i librit Te ditura dhe te paditura eshte marre nga nje konference shtypi ne Pentagon ne shkurt 2002 kur zoti Ramsfeld iu pergjigj pyetjes se nje gazetari mbi lidhjet mes organizatave terroriste dhe Sadam Huseinit.

Ka gjera qe dihen ka gjera qe ne e dime qe i dime. Gjithashtu ne dime qe ka te paditura qe dihen pra ka ca gjera qe ne nuk i dime. Por ka gjithashtu edhe te panjohura te panjohura ato qe ne nuk i dime qe nuk i dime.

Nje vit pas ketyre komenteve Shtetet e Bashkuara filluan nderhyrjen ne Irak mbeshtetur pjeserisht ne informacione zbulimi te pasakta sipas se cilave Sadam Huseini kishte arme kimike. Zoti Ramsfeld thote se eshte i bindur qe informacionet ishin te sakta bazuar tek personat me te cilet ai kishte folur.

Me kujtohet kur u takova me Presidentin e Egjiptit Mubarak dhe ai tha se ishte e sigurt qe Sadam Huseini do te perdorte arme kimike kunder forcave te Shteteve te Bashkuara dhe koalicionit sa me prane ti afroheni Bagdadit. Dhe kjo bindje ekzistonte ne gjithe rajonin.

Ju te gjithe e keni degjuar fjalimin e Kolin Pauellit ne Kombet e Bashkuara. Ky eshte nje person qe eshte marre me materiale zbulimi gjate gjithe karrieren se tij. Ai ndoshta kishte me shume informacion dhe pervoje se gjithkush tjeter dhe beri prezantimin ne OKB dhe para botes ne emer te Shteteve te Bashkuara me bindje te plote se ajo qe po thoshte ishte e sakte.

Zoti Ramsfeld e pranon qe pati nje zhgenjim te madh qe nuk u gjeten arme te shkaterrimit ne mase. Ato informacione bindese zbulimi jane diskredituar vitet e fundit.

Koalicini i udhehequr nga Shtetet e Bashkuara ne Irak e arriti objektivin e rrezimit te Sadam Huseinit nga pushteti. Ai u gjykua ne nje gjykate irakiane dhe u ekzekutua ne dhjetor 2006.

Por lufta kunder terrorizmit ne Afganistan vazhdon pothuajse 10 vjet qe kur filloi ne kohen kur Ramsfeld ishte Sekretar Mbrojtjeje ne tetor 2001. Osama bin Laden deri tani nuk eshte kapur nga forcat amerikane. Zoti Ramsfeld thote se megjithese ai nuk eshte kapur pushteti dhe ndikimi i tij jane dobesuar.

Ai ka veshtiresi per te komunikuar per te udhetuar. Shpresoj qe ta kete te veshtire edhe rekrutimin dhe mbledhjen e fondeve. Dhe shpresoj qe dikush ne bote ta gjeje.

Zoti Ramfeld u largua nga detyra ne vitin 2006 pasi republikanet humben shumicen ne te dyja dhomat e Kongresit ne zgjedhjet e atij viti. Humbja iu atribua pjeserisht zemerimit me mungesen e perparimit ne Irak dhe rritjes se numrit te viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›