Shqiperi rikthehet kultivimi i drureve frutore

Ne Shqiperi fermeret po perpiqen te gjejne rruge fitimi duke shfrytezuar mbjelljen e drufrutoreve. Kultivimi i lajthive dhe i arrave po perhapet ne Jug te Shqiperise ndersa tregu i shitjes se ketyre prodhimeve sigurohet nga sipermarrjet vendase.
Shqiperia pesoi gjate viteve te tranzicionit demtime te medha te siperfaqeve te mbjella me drufrutore dhe pas gati 15 vitesh fermeret po i rikthehen rimbjelljes duke gjetur rruge te reja fitimi. Ne Jug te Shqiperise interesimi me i madh eshte per agrumet kryesisht ne zone bregdetare si dhe per arrat dhe lajthite ne zonat ne brendesi.
Ne Gjirokaster nje fshat i vogel tipik ne kultivimin e lajthive eshte fshati Andon Poci. Shtepite e reja te fshatit flasin per nje nivel ekonomik te banoreve qe kane ngritur sipermarrje te vogla te mbeshtetura tek blektoria dhe buqjesia por edhe tek njesi te vogla te perpunimit.
Vasil Basho eshte tek te shtatedhjetat por thote se nuk e ka lene punen. Se bashku me bashkeshorten kane mbjelle rreth 1200 rrenje lajthi nga te cilat nxjerrrin ne vit te ardhura sa njeqindfishi i pensionit te tyre.
Basho thote se bujqesia ka pune dhe vete kultura e lajthise kerkon plotesimin e disa kushteve. Por si Vasili edhe banore te tjere ne kete fshat jane nxitur per kultivimin e lajthive jo vetem nga mundesite e klimes se zones por edhe pasi tregu i shitjes se tyre deri tani ka qene i sigurte.
Njesi te biznesit kryesisht te embelsirave i terheqin lajthite kundrejt cmimit kater dollare per kilograme. Vasili thote se kompani nga Korca dhe Tirana kane ardhur ne fshat per te terhequr prodhimin e lajthive.
Ndersa Thanas Poci specialist ne Drejtorine e Buqesise ne Gjirokaster thote se ky interesim ka bere qe vit pas viti siperfaqet me drufrutore te shtohen. Sipas tij kultivmi i drufrutoreve nuk prek siperfaqet bujqesore por zonat afer lumenjve.
Qeveria shqiptare ka shpallur nje program te nxitjes se kultivimit te drufrutoreve ne mbare vendin i cili eshte pritur me skepticizem nga opozita.
Skemat e sumbencioneve sipas opozites duhet te jene transparente dhe te shoqerohen me programe te nxjerrjes nga prapambetja e thelle te sektorit buqjesor.