Zjarret në Spanjë, flakët në Marbella evakuojnë mijëra turistë
Spanjë- Një zjarr i madh po i afrohet resortit Marbella në Costa del Sol të Spanjës, teksa autorietet kanë evakuuar mijëra njerëz.
Flakët kanë arritur zonën Elviria në buzë të Marbellas në orët e para të ditës së premte. Gjatë natës zjarri u përhap me shpejtësi nëpër një shirit prej 12 km të vijës bregdetare të mbushur me shtëpi pushimi.
BBC-ja raporton se rreth 1.000 njerëz janë evakuuar buzë Marvellas dhe 3.300 të tjera nga Ojen-i dhe zona të tjera të kampit Alpujata.
Autoritetet lokale raportojnë se dy persona kanë pësuar djegie të rënda dhe disa shtëpi janë prekur nga zjarret. Costa del Sol është një ndër destinacionet më popullore në Spanjë për pushime dhe ka shumë shtëpi të komunitetit britianik që ka mërguar atje.
Marbella është e njohur për hotelet e vilat veçanërisht nga të pasurit e huaj. Pjesa më e madhe e fshatit të Spanjës ka kallamishte dhe vera e nxehtë e tejzgjatur i ka ndezur. Zjarre të mëdha janë shënuar në veri të Katalonjës – afër Pyrenees – në La Gomera dhe në ishujt Kanarie.
“Më shumë se 250 zjarrfikës po luftojnë me flakët, të ndihmuar nga 17 avionë”,-shtuan website “El Pais”. Zjarri nisi të enjten pasdite në fushën Negra Sierra pranë Malaga-s dhe ka prekur tani një sipërfaqe prej rreth 2471 hektarë. Ajo ka prerë një pjesë të autostradës-7 AP dhe nuk është ende e qartë se sa shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar.
Dorina Bilbili/IDEA/