Athinë, ekzekutohet shqiptari
Një 40-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit, në një atentat të stilit mafioz, në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të së premtes, në lagjen Kalithea. Viktima u qëllua nga dy persona në një motor, që hapën zjarr ndaj tij me breshëri automatiku dhe më pas u larguan me shpejtësi.
Policia greke konfirmoi se 40-vjeçari ishte një shtetas shqiptar, por nuk bëri të ditur identitetin e tij për arsye hetimesh.
Së bashku me të, në momentin e atentatit ndodhej edhe e dashura ukrainase e shqiptarit, e cila mbeti e plagosur dhe u transportua në një spital.
Janë ende të paqarta motimet e këtij krimi, por duke parë dinamikën e ngjarjes, mediat greke spekulojnë se vrasja mund të jetë një larje hesapesh apo hakmarrje.
Athinë, ekzekutohet shqiptari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip