E Diel, 1 Nëntor 2026

Gracka, arrestohet 29-vjeçari i akuzuar për vrasje në Itali

Gazeta Shqip

Vlorë

Ziadet Arapaj akuzohet se në vitin 2003 ka vrarë Behar Myzyrin dhe ka plagosur Gëzim dhe Përparim Myzyrin 

Një 29-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Vlorës, i akuzuar për tentativë vrasje. Ziadet Arapaj kërkohej nga Interpol Roma për një ngjarje në vitin 2003, ku ka tentuar të vrasë dy persona. Sipas Policisë së Vlorës dje rreth orës 10:45, falë një pune të mirorganizuar nga vetë drejtuesit më të lartë, u finalizua me sukses operacioni policor Gracka, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapia e personit të shumëkërkuar Ziadet Arapaj, lindur në Selenicë të Vlorës dhe banues në lagjen Kushtrimi Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar policor dhe ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për veprat penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Ziadet Arapaj, në vitin 2003, në zonën e Rexhio Emilia në Itali, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasin Behar Myzyri dhe ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasit Gëzim dhe Përparim Myzyri.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Vlorës për procedurat e ekstradimit, pohon policia. Sipas Policisë së Vlorës, në aksionet e organizuara nga periudha 1 janar 2012 deri dje janë kapur 127 persona të shpallur në kërkim. Duke llogaritur statistikat e vitit të kaluar, rezulton se janë arrestuar 41 persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2011.

Gracka, arrestohet 29-vjeçari i akuzuar për vrasje në Itali burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›