E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ish-ambasadori Boçka: Nuk e shoh të mundur që Serbia të kërkojë falje për krimet ndaj shqiptarëve

Ilir Boçka, ish ambasador i Shqipërisë në Serbi thotë se nuk e sheh si të mundur faktin që Serbia të kërkojë falje për krimet ndaj shqiptarëve. Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon në RTSH, ai tha se në shoqërinë serbe ka shumë grupe që duan paqen, por po ashtu ka dhe një pjesë të politikanëve nacionalist të cilët “vetëm përmes antishqiptarizmit arrijnë që të jenë pjesë e politikës serbe”.

Boçka thotë se Kosova nuk mund të kthehet më në Serbi dhe kjo është e dukshme.

“Pajtim të kategorisë duke kërkuar falje nuk besoj se do të arrijmë ndonjëherë. Që të gjesh në shoqërinë serbe element që janë të interesuar për paqe, për moskthim të asaj periudhë që nuk mund të konsiderohet e lavdishme, duke hequr një shtresë nacionalistësh. Shpesh herë antishqiptarizmi janë arsyeja e të qenit të tyre në politikë, ndaj shpeshherë janë të dukshëm, por ka një masë të madhe që janë për jetë normale. Kosova ka ikur, nuk kthehet më tek Serbia është e dukshme kjo”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›