E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata zgjedhore, PS fillon organizmin

PS fillon organizimin partiak per zgjedhjet e ardhshme politike. Peshen kryesore te ketij organzimi do ta mbaje kupola roze, kryesia dhe sekretariati, qe do te luajne dhe rolin e shtabit zgjedhor qendror dhe do te kordinojne procesin e organizimit te strukturave baze me partine ne qender.

Piketat e para te ketij organizimi u hodhen ne mbledhjen e kryesise qe PS-ja mbajti mbremjen e se enjten ne nje nga lokalet rreze malit te Dajtit.

“PS eshte perqendruar te programi i qeverise qe do te diskutohet gjeresisht ditet e ardhshme nga publiku i gjere”, eshte shprehur zedhenesja e PS-se, Mimi Kodheli.

Gjithsesi Partise Socialiste, e cila aspiron te marre pushtetin ne vitin 2009, do t’i duhet te perballet edhe me disa reforma jetike per te dhe per vendin si ajo zgjedhore, e cila do te kerkoje angazhimin dhe konsensusin e saj ne parlament.

“Kryesia e PS-se i ofron nje mbeshtetje te plote grupit te saj parlamentar per refomen elektorale”, theksoi Kodheli.

PS ka filluar sa kaq fushaten zgjedhore e cila do te kete dy shina kryesore. Betejen e socilisteve ne kuvend per arritjen e konsensusit per reformat jetike ne vend si dhe organizimin e strukturave ne baze me qellim per te thithur sa me shume vota ne zgjedhjet e 2009-es.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›