Debate per privatizimin e ARMO

Te larguarit pretendojne se atyre iu hodh poshte dhjetra vjet pune dhe eksperience duke u zevendesuar me te rinj, pa arsim dhe eksperience pune me naften. Pervec punes, ata humben edhe pjesen e tyre te aksioneve te ARMO.
“Para privatizimit dal papritur ne listen e reformes. Qellimi i kesaj pune qenka rrembimi i aksioneve qe na jep ligji. Dihet se 15% e aksioneve te ARMO iu takojne punetoreve”, deklaron nje punonjes.
Keto pretendime i hedh poshte drejtori i kombinatit te perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh, Gramoz Nazeraj. Ai thote se reforma ishte e domosdoshme dhe nuk ka lidhje me privatizimin e ARMO.
“Ata persona qe dolen kane pasur privilegje te nje natyre tjeter, si shperblimi per vitet e punes apo pension me i mire. Edhe punetori i fundit do te marre shperblimin qe i takon”, pohon Nazeraj.
Punonjesit e perfshire ne reforma kane protestuar me pare per largimin nga puna, ndersa tani ata premtojne se do te protestojne edhe per mosperjashtimin e tyre nga privatizimi i ARMO.