Seldi: Sinani më vuri kushte që smund ti plotësoja, ndaj u ndamë
Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja e këngëtarëve që u mediatizua dhe që vazhduan me duete që i shërbyen karrierës së tyre muzikore, është ndarë përfundimisht, shkruajnë mediat shqiptare. Seldi dhe Sinani, jo vetëm që nuk këndojnë bashkë në koncerte, por duket se tashmë Sinani, me një karrierë shumëvjeçare në muzikë, po ia mbyll rrugët Seldit për të vazhduar dhe ai axhendën e koncerteve në diasporë. Pronarët e club-eve të njohura janë befasuar kur kanë marrë telefonata të njëpasnjëshme nga Sinani, i cili u kërkon më ngulm të mos e ftojnë tani e tutje Seldin të këndojë në bizneset e tyre. Dhe kureshtia e të gjithë fansave që tashmë janë ndarë në dy pjesë, është të dinë të vërtetën e ndërprerjes së këtij bashkëpunimi. Deri tani, edhe pse ka pasur shumë komente në forume të ndryshme dhe faqe të gazetave për arsyet e prishjes së miqësisë mes dy këngëtarëve, asnjë prej këngëtarëve nuk ka pranuar të flasë rreth kësaj çështjeje.