Ish drejtori i “Qemal Stafa”, edhe 20 ditë në burg para vendimit

Ish drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”, në Tiranë Gazmend Sallaku, i akuzuar për korrupsion do të qëndrojë në qeli edhe 20 ditë të tjera. Shkak për shtyrjen edhe për këto ditë është bërë mossjellja e ekpertizës mjeko-ligjor për të vërtetuar se i pandehuri është i sëmurë dhe nuk mund të qëndrojë pa hekurav si dhe një tjetër ekspertizë do të ishte ballafaqimi i sekserit me të pandehurn për shumën e parave të marrë si rryshfet për dhënien me qera të ambienteve sportive.
Mos ardhja e këtyre dy ekspertimeve, e ka detyruar Gjykatën e Tiranës që të lërë edhe 20 ditë në burg Sallakun deri në përfundim e tyre dhe pas këtyre do të vendoset nëse ish drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve apo do të ndiqet në gjendje të lirë.
Gazmend Sallaku është arresuar në 15 gusht të këtij viti, pasi akuzohet se ka marrë rryshfet prej 150 mijë lekësh të rinj, nga biznesmeni që bëri denoncimin në polici. Kjo shumë do të paguhej me qëllim që biznesmeni të merrte me leje shfrytëzimi një ambient prej 80 metrash katrorë tek "Asllan Rusi" në Tiranë.
Gazmend Sallaku është vënë në pranga pas hetimeve të realizuara nga Task-Forca e Prokurorisë së kryqytetit. Policia ka bërë arrestiimin e tij në moment kur sapo kishte firmosur kontratën provizore me biznesmenin P.L., për ambientin që do të merrte me qira, me sipërfaqe 80 metra katrorë.