E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska përkrah Sirisë për dialogun

Një grup ligjvënësish rusë ka arritur në Damask për të takuar presidentin sirian, Bashar al-Asad, dhe përfaqësuesit e opozitës, në përpjekje për të iniciuar bisedimet e paqes. Zëvendëspresidenti i Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Ilias Omakhanov, tha se Moska është e gatshme të ndihmojë në dialogun e brendshëm politik, i cili duhet të zhvillohet në atmosferë paqësore dhe pa viktima.
 

Data e takimit me Asadin nuk është saktësuar, ndërkohë që nuk dihet as me cilat forca të opozitës do të takohet delegacioni gjatë qëndrimit katërditor. Rusia vazhdon të mbështesë regjimin e Asadit përkundër shtypjes së dhunshme të protestuesve anti-qeveritarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›