Lushnje, gjendet i vdekur një person
Një person është gjetur i vdekur ditën e sotme në Lushnje. Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit dhe mësohet se është Edison Leshi nga Libofsha e Fierit.
Viktima ishte larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe është gjetur i vdekur sot, në një kanal në fshatin Gradisht, të Lushnjes. Nga të dhënat e para mësohet se viktima mund të jetë vetëhelmuar me fotoksinë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua në morgun e rrethit të Fierit, ku do i nënshtrohet ekspertizës.
Disa ditë më parë, në bregun e lumit Vjosë është gjetur nëj tjetër kufomë e seksit mashkull. Sipas uniformave blu, mësohet se trupi është i të moshuarit 72-vjeçar, Islam Bregut, banor i fshatit Frakull të rrethit të Fierit. Viktima rezultonte i zhdukur prej 3 ditësh.
Ndërkaq, më herët është gjetur një tjetër kufomë e seksit mashkull, në Orikum të Vlorës. Trupi i dekompozuar i të riut është gjetur në vaskat e peshkimit në Tragjasë.