Topalli në Washigton takon Filip Riker dhe Eliot Engell
WASHINGTON- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet për një vizitë zyrtare në Washington ku është pritur në Departamentin amerikan të shtetit nga Zv/Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit Filip Riker, një njohes i mirë i çështjes shqiptare në veçanti dhe i çështjeve ballkanike në tërësi. Gjatë qëndrimit të saj Topalli u prit edhe nga kongresmeni Eliot Engell dhe në Capitol Hill nga stafi i ngushtë i Kryetarit të Kongresit Amerikan Xhon Bener.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori dje pjesë në takimin e Forumit Parlamentar për Demokraci.Në fjalën e saj Topalli vlerësoi peshën që merr ky forum, në një kohë kur vazhdon të rritet numri i atyre vendeve të cilat kërkojnë të kalojnë nga regjime autokratike në demokraci.
Duke marrë si shembull rrugëtimin e gjatë dhe të dhimbshëm të Shqipërisë, nga diktatura komuniste në demokraci, Kryetarja Jozefina Topalli foli për vuajtjet dhe pengesat e shumta që shoqëruan këtë periudhë të errët të historisë së Shqipërisë, për të mbërritur deri në fillim vitet 90’.
(s.g/balkanWeb)