Kapela e Enverit
Si tip humori a tallje ne kohen tone tregonin se Enveri hodhi kapelen ne nje fushe dhe aty ku ra kapela udheheqesi kembenguli se ka nafte. Po spati nafte ka grup armiqesor ndash thuhej se shpalli diktatori. Jo larg flurudhes se kesaj kapele ndodhet vendimi per tjetersimin e Qendres Nderkombetare te Kultures ose sic njihet ndryshe Piramides. Kryetari i partise ne pushtet njekohesisht njeriu qe drejton dhe kontrollon pothuaj gjithe pushtetet e vendit flet ne sallen e Kuvendit para grupit te deputeteve te tij se AI mendon se vendi me i mire per te ndertuar sallen e re te Parlamentit eshte ketu ku ka hedhur kapelen AI. Formalisht ky qe propozimi i tre deputeteve qe nuk jane as arkitekte as urbaniste ndersa e gjithe procedura ka ardhur shume cuditshem. Propozimi i ka ngjitur Kryetares se Kuvendit e cila na e shtron si nje dhurate e madhe qe po u behet shqiptareve ne jubile te pavaresise. Sa hap e mbyll syte nga propozim behet ligj se e voton Kuvendi dhe vulen ia vendos Kryeministri qe na rrefen se jo vetem i pelqen shume si vend por prishja e piramides do te sherbeje per te shlyer kujtimin e Enverit . Duket se jemi kthyer njezet vjet para te terapia e shokut ku u shkaterruan te gjitha qe ndertoi socializmi. Per hir te se vertetes Piramida nuk di te permbaje ndonje vlere malli per pasuesit e Enver Hoxhes. Ajo sherbeu shume pak kohe si muze nderkohe qe godina ku punon sot Kryetarja e Kuvendit ka sherbyer per dekada si selia e diktatorit simbol i diktatures dhe komunizmit ne Shqiperi. Meqe Kryeministri nuk e ka per gje te lundroje ne ujerat e shpirtit dhe mendjes duke percaktuar cshkakton mall e mallengjim po guxoj edhe une te them se per 45 vjet me radhe ndertesat pergjate shetitores Deshmoret e Kombit u perdoren nga diktatura pavaresisht se u ndertuan nga monarkia me projekt italian. Madje fashist pasi shetitorja bashke me stadiumin Qemal Stafa formojne sepaten e liktorit. Nuk iu cuan eterit e deshmoreve Enverit e ti qahen se ministrite u kujtonin fashistet qe u vrane djemte e prandaj te shembeshin. Ne Universitetin e Tiranes studiuan edhe bijte e partizaneve te torturuar nga gestapo pa brengen se ne bodrumet e asaj ndertese gestapo u torturoi baballaret. Nuk kerkuan ish-kooperativistet tane te shembet ndertesa e Keshillit te Ministrave nga e cila doli vendimi per tufezimin ekstrem te tokes dhe gjese se gjalle. Nuk beri pallat ne Versaje republika franceze megjithese ai vend te kujtonte dhe te kujton mbreterine franceze. Ne pallate qindravjecare mbreterish feudalesh intrigantesh e luftetaresh ndodhen sot selite e institucioneve me te larta te shtetit italian pa drojen se mos ngasherehen nostalgjiket. Kthehemi te kapela. Nuk eshte problem cdo te behet me Piramiden por se SI po behet. Hajt ta bejme teater biblioteke dhe gjithcka tjeter qe ka te beje me kulturen - tha para ca vitesh Berisha duke pezmatuar te paret artistet. Aktoret e regjisoret u pergjigjen se ajo salle nuk ka fare kushte per tu bere teater. Po ke paskesh pyetur atehere Kryeministri kur hodhi kapelen kur vete te interesuarve as qe u ka marre doren per kete pune Une nuk e di por di qe per kete pune u dhane ca miliona euro te cilat do te shkojne per dhjame qeni se kapela ka rene tani per salle Parlamenti. As ne kete rast Kryeministri nuk na tha se ke pyeti dhe kush i tha se eshte mire Kuvendi aty. Sa per sy e faqe mund te shprehej se pasi morem edhe mendimin e specialisteve... apo te pakten sic kujtojme nga shoku Enver keshtu ka vendosur partia. Por prepotenca e sotme i ka kaluar edhe keto caqe hipokrizie dhe na shfaqet me brutalitetin mua me duket vendi me i pershtatshem. Po shtoj ketu edhe nje deklarate te para ca diteve te zonjes Topalli ne Opinionin e Fevziut e cila shprehimisht tha shteti eshte pronar. Ketu humbet kuptimi i gjithe asaj qe pretendojme se po ndertojme ne dy dekadat e fundit pra demokracise. Meqe ende mbetet nje pjese e asaj qe besuam se fituam me renien e Enverit liria e fjales po rrekem ta perdor per aq sa do ta kem. Nese do ta hidhja une kapelen per ndertesen e Parlamentit te ri shqiptar kete do ta beja ne Bathore per shembull me qellimin e larte qe te pakten ne njeqind vjetorin e pavaresise ne kete kend te kryeqytetit te kishim te paren ndertese me letra ne rregull nga themelet ne kulm. Ne mos aty ka plot cepa e kende te tjera kryeqyteti ku do te mirepritej nje institucion i tille. Boll te mbeshtjella rreth bulevardit i kemi institucionet shteterore. Ne me pak se nje kilometer ndodhet Presidenca Keshilli i Ministrave kryesia e Kuvendit Gjykata e Larte kater ministri bashkia banka e shtetit... Nje garnizon ushtarak ku jeshilojne uniformat e Gardes qe nga Presidenca Pallati i Kongreseve ku ndodhet KQZ deri poshte te Ministria e Mbrojtjes. Tani do na shtohen edhe ata te Kuvendit te ri.... Kjo po qe te kujton Enverin Ai vuante nga mania per te perqendruar gjithcka. Ai ndertoi nje Shqiperi koncentrike Tirane koncentrike dhe pushtet te perqendruar pushtet qe nuk resht se ma kujtuari periodikisht ky qe kemi ne kete tranzicion. Ne kete prepotence ku ka arritur pushteti i sotem nuk do te qe keq qe piramida e tanishme te shembet patjeter ama ne themelet e saj te ndertohet nje shume me e madhe shume me e larte ne maje te se ciles te jete zyra e udheheqesit e ne katet e meposhtme te permblidhen gjithe institucionet e tjera qe nga Keshilli i Ministrave ministrite si dhe Kuvendi meqe na duhet per njeqindvjetor