Ish-efektivi hidhet nga ballkoni për t’i ikur policisë
Selman L., 55 vjeç, aktualisht me profesionin taksist, është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës. Ngjarja ndodhi dje mbrëmje, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, në pallatin prapa kishës së "Shën Harallambit" në këtë qytet.
“Selman L., 55 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë është kapur në befasi nga policia lokale që shkoi për një kontroll në banesën e tij në bazë të informacioneve se dispononte vula të falsifikuara të institucioneve të rëndësishme shtetërore”, thanë burime të policisë. 55 vjeçari, sipas të njëjtit burim, ka treguar si vend ku mbante vulat, ballkonin e banesës së tij, dhe kur ka shkuar atje së bashku me ekspertët e policisë është hedhur duke rënë në asfalt.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, me fraktura të shumta në gjymtyrë e dëmtime në të gjitha pjesët e trupit, dhe më pas, gjatë orëve të natës duke u gdhirë dita e sotme, është dërguar me helikopter në spitalin e Tiranës.
Selman L., ishte prangosur dhe gjashtë vjet më parë, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjetën disa vula institucionesh shtetërore. Ai u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u provua veprimtaria e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.