Injesta dhe Markez nuk grumbullohen për Superkupën
Barcelona do të luajë sot në orën 22:00 ndaj Atletik Bilbaos, për ndeshjen e kthimit të finales së Superkupës së Spanjës.
Katalanasit fituan 2-1 javën që shkoi në ndeshjen e parë në stadiumin “San Mame”, duke qenë më të favorizuar në ndeshjen e kthimit në shtëpinë e tyre.
Përveç kësaj, trajneri i Bilbaos, Kaparros, nuk ka grumbulluar disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, për t’i patur të gatshëm për takimin eliminator të Ligës së Europës ndaj Tromso.
Megjithë mungesat (Injesta, Markez dhe Gabriel Milito i padisponueshëm prej disa javësh), Barcelona do të kërkojë të bëjë të vetin trofeun e parë për këtë sezon. Mendohet se lojtarët e dëmtuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Sporting Gijon.
Ja lista e plotë e të grumbulluarve:
Valdez, Pinto, Zhorkera, Alvesh, Pyjol, Pike, Henrike, Fontas, Muniesa, Maksuell, Abidal, Ksavi, Ture, Keita, Buskets, Gudjonsen, Xhonatan, Pedro, Xhefren, Mesi, Henri, Ibrahimoviç, Bojan.