Ish-gjenerali: Nuk kam lidhje me Gërdecin

Ish-gjenerali, Shpëtim Spahiu është paraqitur sot në gjykatë për t`u mbrojtur ndaj akuzave të prokurorisë për tragjedinë e Gërdecit.
Në seacën e sotme gjyqësore , Spahiu ka theksuar se nuk ka asnjë përgjegjësi për tragjedinë e rëndë dhe s`ka asnjë lidhje me demontimin e armëve në Gërdec.
Ish-gjenerali gjithashtu ka theksuar “kërkoj drejtësi nga vendi im, të cilit i kam shërbyer gjithë jetën dhe i kam kushtuar gjithçka”.
Prokuroria ka kërkuar për ish-gjeneralin Shpëtim Spahiu 8 vite burg si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar ndonjë detyrë në Forcat e Armatosura të vendit.