Sukth, makina përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Sukth të Durrësit.
Një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar rreth 50 vjeç por nuk bëhet ende me dije identiteti i tij. Mësohet se viktima po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur nga automjeti i cili po vinte me shpejtësi.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë arrestuar drejtuesin e automjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.