21 janari, Prokuroria apelon vendimet për 3 të akuzuarit

Prokuroria e Përgjithme ka dërguar sot në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 3 të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit.
Organi qëndror i akuzës ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Apelit për të rishqyrtuar vendimin në Gjykatës së Tiranës e cila vendosi arrest shtëpie për ish komandantin e Gardës, Ndrea Prendin, shoferin e tij, Margarit Kume dhe drejtorin e IT të kryeministrisë, Armando Kasaj për të cilët prokuroria kishte kërkuar arrest me burg për tre të akuzuarit.
Ish-kreu i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj, ndërsa shoferi i tij Arjan Adhami, akuzohet per bashkëpunim në vrasje si dhe moskallzim krimi ndërsa shefi i IT, Kasaj dyshohet se ka fshirë një pjesë të filmimeve kur Garda ka qëlluar mbi protestuesit më 21 janar.