Rikthehen grabitjet në Tiranë,”zbrazet” një filial banke
Rikthehen grabitjet e bankave në kryeqytet. Vetëm pak minuta më parë dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një filial banke në rrugën e “Dibrës” në Tiranë.
Ndërkohë akoma nuk bëhet e ditur shuma e grabitur në bankë. Mësohet se grabitësit pas marrjes së shumës së parave janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.