Rusi, një vrasës serial dënohet me burgim të përjetshëm
MOSKE - Një gjykatë ruse ka dënuar me burgim të përjetshëm personin që sulmoi seksualisht dhe vrau 15 gra dhe një adoleshent.
Zyra e Prokurorit tha se Vladimir Mirgorod, 32 vjeç, është shpallur fajtor për kryerjen e vrasjeve seriale pas dhunimit seksual të viktimave në zonat e braktisura rreth Moskës. Vrasësi thuhet të ketë vepruar në periudhën 2002-2004.
Ai i ka shpëtuar arrestimit për disa vjet, pasi po kryente burg për vepra të tjera penale.
Mësohet se kur Mirgorod është liruar nga burgu në vitin 2010, ku ka vuajtur dënimin për grabitje dhe përdhunim, hetuesit kanë kontrolluar shenjat e gishtërinjve të tij dhe kanë vërtetuar se ato ishin identike me ato që kanë mbetur në katër skena krimi, para se ai të shkonte në burg.
(d.b/BalkanWeb)