E Diel, 1 Nëntor 2026

Izolohet qendra në Berlin, alarm për sulm toksik

e Mërkurë, 30 Janar, 2013 | 10:21 am

Policia gjermane ka mbyllur dje të gjithë territorin e “Alexanderplatz”, pasi dy persona kanë denoncuar probleme me frymëmarrjen në stacionet e autobusëve. Izolimi i qendrës nisi në orën 7:00 të mëngjesit, duke përfshirë të gjitha mënyrat e qarkullimit, trafikun e makinave, të autobusëve dhe të metrove. Në mëngjes u sinjalizua një sulm me acidin helmues fluorhidrik në gjashtë stacione afër qendrës në Berlin. Bllokimi i qendrës ndodhi për disa orë, deri kur policia analizoi substancat, duke dalë në deklaratë për shtyp se: “Nuk bëhet fjalë për substanca toksike”. Edhe pse nuk dihet nga kishin ardhur problemet e frymëmarrjes së personave në stacion, lënda e dyshuar si toksike ishte vetëm bojë e vjetër grafitesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›