E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-gruaja: Unë sigurimse? Nuk do ta toleroj më Maks Velon

TIRANE - Ajo s'ka pranuar kur rë të flasë. 20 vitet e fundit ka dëgjuar shumë nga ish-bashkëshorti, e së fundi, të jetë edhe spiune e Sigurimit të Shtetit, bashkë me nënën e saj. Quhet Luçiana Naraçi, vajzë e një familjeje të nderuar shkodrane, ish-gruaja e Mak Velos. Eshtë rritur në Tiranë dhe profesioni i saj, që e ka ushtruar mot e jetë, farmaciste, e bën po aq publike në shoqëri. Eshtë një grua e gjatë, bionde me sy bojëqielli, e kulturuar. Respektojmë të drejtën e zonjës, Luçiana Naraçi, ish-Velo, për të mos publikuar foton e saj si dhe farmacinë ku ajo ushtron profesionin e farmacistes, në pozicionin e drejtueses teknike, inkuadruar në sh.p.k në ortakëri (gjithsej 4 ortakë). Kontaktuam me Z.Luciana Naraçi me datë 13.07.2012, dhe ajo me sportivitet i përgjigjet pyetjeve tona.
Z.Naraçi apo ish-Velo, Mund të bëni një replikë për atë çfarë ka thënë ish bashkëshorti juaj në intervistën e dhënë për Gazetën Shqiptare, ku ju quan ju, dhe nënën tënde, agjente e sigurimit të shtetit?
I jam drejtuar Z.Maks Velo me datë 12.07.2012 me një shkresë bashkangjitur me dokumentacionin cituar në të dhe, në ecurinë e ditëve në vijim, kohë kjo e mjaftueshme e vënë në dispozicion të Z.Maks Velo, për të kontaktuar me mua te adresat e kontaktit të evidentuara në shkresë.
Si e pritët lajmin e Gazetës Shqiptare ku ish-bashkëshorti juaj ju akuzon si agjente, çfarë po bënit?
Isha duke fjetur, krahas punës që kam në profesionin tim delikat (tregtim barnash me pakicë për njerëz), kam edhe angazhime të shumta për çështje të rëndësishme, për njërën nga të cilat që ishte me afat të përcaktuar, kisha punuar deri herën në mëngjes, rreth orës 2.40. U vura në dijeni nga një shoqe (e mirë, ja di shumë për nder) që kisha dalë në Gazetën Shqiptare së bashku me mamanë. Ashtu, pa e kuptuar në thelb problemin, ju drejtova tekstualisht kështu: Ëëëë të keqen, shko ma blej pak Gazetën Shqiptare. Mbasi bëri pak rezistencë, mu përgjigj më zë të fortë; Mirë po ta blej, por nuk ta sjell. Gjithsesi në fund të ditës mu vunë në dispozicion tre Gazeta Shqiptare. 

(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maks Velo: Gruaja ime agjente e Sigurimit, dëshmoi kundër meje në gjyq

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›