E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli vazhdon turneun lobues në Afrikë

Në vazhdim të turneut lobues në kontinentin afrikan, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, të hënën në mbrëmje ka qëndruar në Kenia ku është pritur në një darkë zyrtare nga kryeministri i këtij shteti, z. Raila Odinga.

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka diskutuar me Odinga për zhvillimet politikë në Kosovë dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës nga vendet Afrikane.

Pacolli, ka kërkuar nga kryeministri Odinga shqyrtimin e njohjes së Republikës së Kosovës, nga Kenia, në një periudhë sa më të shpejtë.

Sipas agjendës, turneu lobues i zëvendëskryeministrit Pacolli, sot në mëngjes ka vazhduar në shtetin e Togos, ku do të zhvillojë takime me autoritetet e larta të këtij vendi, ndërsa pasdite, zëvendëskryeministri Pacolli do të udhëtojë në Mali.

Zëvendëskryeministri Pacolli, ka uruar zonjën Dlamini-Zuma për zgjedhjen në krye të Unionit të vendeve Afrikane

Ai, gjatë qëndrimit në Adis Abeba të Etiopisë, ku është mbajtuar mbledhja e Unionit të vendeve Afrikane, ka shfrytëzuar rastin që të urojë zonjën Nkosazana Dlamini- Zuma për zgjedhjen në krye të Unionit të Vendeve Afrikane.

Gjithashtu, nëpërmjet një letre zyrtare dërguar asaj, zëvendëskryeministri Pacolli, ka shprehur bindjen e tij se me ardhjen e zonjës Zuma në krye të Unionit të vendeve Afrikane, Republikës së Kosovës do ti ofrohet bashkëpunim, në përkushtimin për të ndërtuar raporte diplomatike me vendet anëtare të kësaj organizate.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›