Imami u përgjigjet sot socialistëve në Komisionin e Sigurisë
TIRANË- Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare pritet të zhvillojë sot seancën dëgjimore me Ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, lidhur me "Planin e përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet strukturore që i janë bërë këtij plani", pas një kërkese të deputetëve të Partisë Socialiste.
Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se mbledhja e komisionit mund të zhvillohet e mbyllur, pasi tematika e saj kategorizohet si 'informacion i klasifikuar', dhe si e tillë duhet të zhvillohet pa praninë e medias.
Javët e fundit anëtarët e PS-së në komisionin e Sigurisë dhe ministria e Mbrojtjes janë konfliktuar për shkak të moslejimit të kontrollit parlamentar në këtë dikaster, të kërkuar nga opozita. Pas refuzimit të këtij kontrolli nga ana e ministrit Imami, ky i fundit u vetëofrua për një seancë dëgjimore në këtë komision, për t'i dhënë përgjigje akuzave të opozitës që pretendon se janë kryer afera korruptive me tregtinë e armëve.
(e.m/BalkanWeb)