E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-gruaja e Mirit të Xhikës lihet në shtëpi

Vendimi për 36-vjeçaren u mor pas kërkesës së avokatëve mbrojtës. Manjola Prifti, 36-vjeç me banim ne Tirane u arrestua dy dite me pare nga    Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, pasi ishte shpallur ne kërkim nga autoritet Italiane për disa vepra penale. 

Sikurse bëri te ditur Policia e Tiranes, ndaj 36 vjeçares,  autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali, kanë lëshuar Urdhër Arresti, për veprat penale “bashkëpunim kriminal”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”, parashikuara nga nenet 73, 74 të Ligjit 309/90, nenet 1, 10 & 110 të Kodit Penal Italian.  Ndërkohë, masa e dënimit është 11 vjet burgim për veprat penale të sipërpërmendura.

Sipas  Policisë së Tiranes, "Zyra e Interpol Tiranës aktualisht po merret me procedurat me qëllim ekstradimin e 36 vjeçares Prifti drejt Italisë". /Start/

                                                                                             2012-05-31 17:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›