Operacion ndërkombëtar antidrogë, tre në pranga

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Magnum-Al”, përfundoi me arrestimin e Devis Lushnjarit, 36-vjeç, me detyrë përmbarues privat, Armando Cakjaj, 37 vjeç, të banues në Tiranë, si dhe Orest Tabako, 32 vjeç, banues në Lushnjë. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Gjermanisë.
“Më date 10 mars të vitit 2010 nga Policia Gjermane është sekuestruar një ngarkesë prej rreth 232 kg marijuanë, në kamionin me targa TR0813T dhe TR1914S, si dhe është arrestuar shtetasi shqiptar Kletian Kola. Gjatë ecurisë së hetimit ka rezultuar se ky shtetas ka bashkëpunuar për trafikimin e kësaj lënde narkotike drejt Gjermanisë me 3 shtetasit e sipërcituar. Bazuar në materialet e grumbulluara nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë, në kuadër të këtij procedimi penal, nga Gjykata e Krimeve të Rënda është vendosur masa e sigurisë arrest me burg ndaj tyre”, bëri me dije policia.
Operacioni për kapjen e këtyre shtetasve është shtrirë në rrethet Tiranë, Lushnjë dhe Kukës, ku janë sekuestruar dy armë zjarri, përkatësisht 1 pistoletë dhe 1 shotgan; shuma prej 2.500 euro dhe 1.700.000 leke te reja, dy autovetura, si dhe 5 telefona celular së bashku me kartat sim. /Start/
2012-05-31 17:44