E Diel, 1 Nëntor 2026

Shifra të rënda të duhanpirjes tek fëmijët

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me 85 % e përdoruesve të duhanit në vend e kanë nisur atë para moshës 18 vjeç.

"Shpesh fëmijët imitojnë të rriturit, duke filluar sidomos në vitet e para të adoleshencës (12 deri në 13 vjeç) të pinë duhan dhe kjo sepse në këtë moshë ata nuk janë as të informuar dhe as në gjendje të imagjinojnë rreziqet që u kanosen nga duhani", thonë specialistët. Sipas studimeve të ndryshme, të rinjtë e shkollave 9 vjeçare përgjithësisht nuk paraqesin probleme, por shqetësues mbetet ky fenomen tek të rinjtë e shkollave të mesme.

Në këtë periudhë ata kalojnë nga shkolla nëntëvjeçare në shkollë të mesme, në të cilën adoleshentët konsiderohen si pjesa më e re e të rinjve. Kjo gjë i shtyn ata që të identifikojnë veten me të rinjtë e tjerë, duke filluar të provojnë ato gjëra që bëjnë më të rriturit se ata. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, 16.8 % e fëmijëve të moshës 13-15 vjeç pinë duhan.

Mbi 8 në 10 nxënës, po sipas ISHP, jetojnë në shtëpi ku të tjerët pinë duhan në praninë e tyre,  9 në 10 janë të ekspozuar nga duhanpirja në vendet publike, ndërsa pothuajse gjysma e nxënësve kanë prindër duhanpirës. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri në çdo katër persona duhanpirës, në tre prej tyre prindi (babai) ka pirë duhan, gjë që tregon se një adoleshent është shumë i prirur për t'u bërë duhanpirës në qoftë se prindërit e tij janë përdorues të rregullt të duhanit./Start/

                                                                                             2012-05-31 17:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›