E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-i persektuari ne Shkoder Ndalni greven po keqperdoreni

Ndërsa greva e disa ish të përndjekurve në Tiranë vazhdon ende, nga Shkodra një ish i persekutuar politik me 2 pjestarë të familjes së tij të vdekur në burgjet komuniste dhe të tjerë të arrestuar dhe internuar, Aleksander Kaçi del kundër metodave ekstreme të greves kesaj greve urie. Ai thote se nuk është në natyren e të persekutuareve politik të flitet me gjuhën e urrjetjes dhe të shkohet në masat ekstreme.

Ai sqaron se politizimi i grevës është gjeja me e keqe që mund të ndodhë, pasi po politizohet nga njerëz, të cilët nuk bënë asgjë për këtë shtresë dhe po keqperdorën.

Aleksandër Kaçi u kërkon grevistëve që në emer të jetës të ndalin veprimet që dënohen nga çdo kush. Ai u kërkon grevistëve të dalin nga greva dhe të ndalojnë veprimet të cilat dëmtojnë çdo kënd dhe jo vetëm ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›