21 të vdekur pas një aksidenti në Indi
Një tren u udhëtarëve është përplasur me vagonët e një treni tjetër, të rezervuar për femra dhe persona me aftësi të kufizuara, me çrast humbën jetën 21 persona dhe u lënduan 21 të tjerë, njoftoi policia. Incidenti ndodhi sot në afërsi të Taj Mahalit, në veri të Indisë.
Ekipet shpëtimtare ndërmorën përpjekje për të nxjerrë nga vagonët personat e ngujuar, pas përplasjes që ndodhi në afërsi të Agras, rreth 210 kilometra në juglindje të New Delhit, deklaroi zëdhënësi i hekurudhave, Rajesh Bajpai.
Ekipet shpëtimtare nxorën nga vagonët 19 kufoma, ndërsa dy persona tjerë vdiqën në spital, deklaroi zëdhënësi i policisë, Rajesh Dikshit. Në mesin e viktimave nuk kishte shtetas të huaj.
Që të dy trenat kishin për destinacionin New Delhin. Njëri prej trenave u ndal në sinjalin e kuq, për tu goditur më pas nga prapa nga treni që po vinte, deklaroi zyrtari rajonal, Suresh Sharma.
Fshatarët dhe pjesëtarët e ushtrisë, të stacionuar aty afër, i ndihmua policisë dhe ekipeve shpëtimtare, për të trajtuar të lënduarit. Autoritetet ende janë duke zhvilluar hetime, për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti, theksoi zyrtari i hekurudhave, Sri Prakash.