Ish-keneta investimet milioneshe ne nje mocalishte
Zona periferike e Durresit apo sic quhet ndryshe ish-Keneta ashtu sic e njohin te gjithe prej 20 vitesh ka nisur popullimin me hapa shume te shpejte njeheresh duke nxitur nisma te komunitetit qe banon atje. Kjo konsiston tek iniciativat e te ardhurve per te investuar edhe ne menyre kolektive apo edhe individuale per te ndertuar strehen dhe infrastrukturen me te domosdoshme qytetare. Ne Bashki dhe Prefekturen e Durresit statistikat flasin per nje popullsi prej 40 mije banoresh ne ish-Kenete. Tek kalon permes lagjes me te re te Durresit ne ish-Kenete ajo qe konstaton ne kete komunitet eshte mosha shume e re mesatare krahasuar me pjesen tjeter ne popullsine e zones urbane ne Durres.
Studimi
Nga nje studim i bere ne vitin 2010 mesohet se ne ish-Kenete rreth 50 jane te moshes deri ne 20 vjec duke nxitur edhe detyrimet qe rrjedhin per krijimin e infrastruktures per jeten e komunitetit me te ri te Durresit. Pas vitit 1991 si pasoje e kaosit te levizjes qytetare brenda vendit ne ish-Kenete nisen te ndertoheshin banesat e para prej barake e me pas te ngriheshin qindra shtepi njera pas tjetres. Siperfaqja e zones mendohet te jete afro 35 ha dhe ne parcelat e ndara nga kanale te medha qe sherbejne per kullimin e ujerave te zeza e te bardha jane vendosur ne menyre te pakontrolluar qindra familje te shperngulur nga veriu dhe jugu i vendit. Mungesa e investimeve si dhe e vullnetit te mire te pushtetit lokal e atij qendror ne dhjete vitet e fundit ka detyruar komunitetit te mendoje vet per gjithcka qe lidhet me jetesen ne komunitet qe nga shtrirja e rrjetit elektrik ndertimi i kabinave elektrike blerja e transformatoreve instalimi i qindra e mijera meter linear tuba per ujin e pijshem shtrimin e rrugeve me cakell etj. Por fakti qe ne kete zone e cila edhe pas bonifikimit te kryer ne vitin 1962 nuk u mundesua popullimi dhe jetesa u dha shkas te ardhurve te ndertojne dhe te mos kene probleme me pronare te trojeve. Ndonese nje rast i tille ka qene lehtesisht i mundshem per te kerkuar investime si dhe per te realizuar projekte zona eshte lene ne dore te banoreve dhe e paorientuar ne projekte. Aktualisht ne siperfaqen e madhe qe kufizohet me Shen Vlashin Porto Romanon dhe qytetin e Durresit nuk ka me thuajse asnje pellembe te lire toke nderkohe qe urbanizimi po kryhet ne menyre spontane nga banoret te cilet grumbullojne te ardhurat e tyre per te permiresuar jeten e veshtire me te cilen jane perballur.
Investimi nga vete banoret e ardhur
Ne lagjen me te re te Durresit ne ish-Kenete sipas statistikave edhe nga ALUIZNI mendohet se jane ndertuar afro 12 mije banesa si dhe dhjetera e qindra lokale sherbimi punishte apo biznese te llojeve te ndryshme duke vetepunesuar banoret te cilet nuk kane perfituar ne dhjete vite asnje qindarke ndihme ekonomike. Nisur nga sondazhet e realizuara mendohet qe ne kete zone te pabanuar deri ne vitet 1990-94 jane investuar rreth 130 milione dollare te gjitha per ndertimin e strehes lokaleve shtrirjen e rrjetit te energjise ndertimin e rrugeve dhe hapjen e bizneseve. Mesatarisht nje familje eshte detyruar per te ndertuar jeten si dhe per tu perfshire ne integrimin qytetar duhet te paguaje 20 mije dollare ndersa ne raste te tjera kjo shume shkon deri ne 30-35 mije dollare. Te gjitha keto para jane pjese e sakrifices dhe mbijeteses se komunitetit qe eshte organizuar per ti bere balle jetes me forcat kolektive larg kujdesit te dukshem te shtetit. Ne parate e derdhura nje sasi e konsideruar ka vajtur per llogari te shtrimit te rrugeve te perbaltura per te larguar mocalin nga pragu te tjera per te blere shtylla e tel per drita si dhe miliona leke per tubat e ujit te pijshem dhe depozitat. Sipas statistikave jozyrtare komuniteti eshte detyruar te investoje per ato sherbime qe jane detyrim i shtetit nderkohe qe strukturat e qeverisjes vendore nuk kane ne sirtaret e tyre edhe tani pas dhjete viteve asnje studim per nivelin ekonomik te familjareve.
Co-Plan
Co-Plan mbetet investitori me besnik ne ish-Kenete. Qeveria e Austrise ka akorduar per mes tij fonde te konsideruar per investime ne kuader te nje projekti per Zhvillimin e Habitatit. Ky projekt eshte shtrire ne nje zone pilot me nje siperfaqe 50 ha nga 300 ha qe mendohet te jete e tere Keneta e populluar. Rreth 500 mije euro fonde te qeverise austriake jane dhene per te ndikuar ne urbanizimin e zones si dhe ne thithjen e komunitetit ne kushtet e partneritetit per zhvillim. Miradministrimi i fondeve ka bere qe projektet e investuara te jene te prekshme dhe te krijojne nje klime tjeter nga pjesa e lene ne harrese. Pikerisht ne zonen pilot infrastruktura rrugore dhe mjedisore eshte permiresuar ndersa grupet e punes te ngritur nga Co-Plan kane mundur te bejne nje regjistrim shume te rregullt per numrin e banesave dhe te cdo ndertimi tjeter ne kuader te legalizimit duke marre persiper te mbulojne me fondet e tyre te gjithe infrastrukturen. Edhe pse ne parcelen eksperimentale eshte perfshire vetem 1/7 e siperfaqes se Kenetes ajo ka sherbyer si nje mundesi e mire per te thithur investime si dhe per te ndryshuar jeten e komunitetit te atjeshem. Projekte zhvillimi ka edhe qeveria e cila per vitin 2011 ka ne plan ndertimin e rrjetit te ri te kanalizimeve dhe ujit te pijshem por edhe sigurimin e siperfaqeve te gjelbra atje.