E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kete Ari ia dedikoj Shqiperise

Aktori Cun Lajci ndihej i entuziazmuar me pjesemarrjen e tij ne Festivalin e Filmit ne Berlinale dhe defilimin ne tapetin e kuq. Pas kthimit nga Gjermania ai tregon per Express perjetimin dhe emocionet e tij per dicka qe dikur e kishte konsideruar vetem si enderr.

Nga Alfred Beka me 22 shkurt 2011 ne ora 1401

Kur kishte filluar te merrej me aktrim Cun Lajcit nuk i kishte shkuar mendja se do te merrte pjese ne ndonje festival te madh evropian. Kur kolegu i tij tashme i ndjere Bekim Fehmiu i tregonte per ecjet e tij neper tapet te kuq Cunit kjo i dukej si enderr.

Por kjo enderr iu realizua para disa ditesh. Ai sapo eshte kthyer nga Berlini ku se bashku me aktoren tjeter nga Kosova Ilire Vinca Celaj ka marre pjese ne Festivalin e Filmit Berlinale me filmin Falja e gjakut me regji te Joshua Martson dhe skenar te Andamion Murataj. Ky film u shperblye me Ariun e argjendte per skenarin me te mire dhe kjo e kishte ngazellyer tej mase aktorin kosovar.

Kur kam zbritur nga vetura me eshte nderruar mendja dhe ndjenja nje milion per qind. Je aq i hutuar sa qe jane disa njerez aty sigurisht duke e ditur kete qe te udhezojne lsquokthehu qeshu buzeqeshu spostohu te orientojne si marioneten. Sepse sigurisht ata e dine se para gjithe atyre njerezve nderrohet ndjenja. Ke nje ndjenje te kenaqesise ndoshta te tepruar. Megjithate pak a shume e kam humbur kontrollin tregon Lajci per perjetimin e tij ne momentin kur ka shkelur ne tapetin e kuq te Berlinales.

Por para se te nisej per ne Berlin atij i duhej ta tejkalonte nje problem jo edhe aq te vogel. Ne ftesen qe ia kishin derguar nga organizatoret shkruante se cka duhej te vishte kur te ecte ne tapetin e kuq cka ne konference per shtyp e cka ne naten finale.

Une nuk i kisha asnje. Por te them te drejten duhet ti falenderohem jashte mase Behxhet Pacollit pasi iu drejtova atij ai me tha se me dergon ne Milano per te me blere rroba dhe se ma prene bileten. I thashe se bileten ma ka pre Ministria e Kultures dhe ne Milano nuk mund te vij por vetem po ti jap numrat. Dhe une e falenderoj sepse ne Milano mi ka blere dy pale rroba sigurisht te kategorise me te larte - u shpreh ai derisa tregonte se nga ministria e kultures u jane dhene te hollat per nje bilete aeroplani dhe pese meditje.

Lajci thote se per pjesemarrjen ne kete festival duhet ti falenderohen regjisorit amerikan Joshua Martson i cili ka marre guximin te trajtoje nje teme qe eshte shume e ndjeshme ate te gjakmarrjes pra te merret me nje teme mbi te cilen shume filma shqiptare jane punuar dhe e kane shfrytezuar aq sa ndoshta ka kaluar ne banalitet sepse nuk eshte shfrytezuar ashtu qysh duhet.

Ky regjisor merret me temen tone dhe ne menyren me te paster do te thosha jo klishe e paraqet menyren se si njerezit ne nje Ballkan ne nje Shqiperi ne nje Kosove per nje cikerrime jane ne gjendje ta likuidojne njeri tjetrin edhe ti durojne pasojat pra te ngujohen me vite e vite. Pra eshte nje guxim i madh i nje njeriu qe vjen duke mos e njohur realitetin dhe ballafaqohet rreth gjashte muaj dite duke e studiuar kanunin dhe e punon filmin ne mes te asaj qe eshte dokumentare dhe asaj artistike duke i perzier gjithsesi dhe duke i baraspeshuar u shpreh Lajci. Ai shtoi se Berlinale bashke me Kanen jane nder festivalet me prestigjioze te filmit dhe menyra se si kane shkuar deri atje eshte pune e merituar e nje njeriu qe ka lene gjurme para shtate vitesh me filmin lsquoMaria full of grace ne kete festival dhe derisa e punonte ne Shkoder ky e kishte synimin e qarte lsquoE dua Berlinalen.

Ai tregon se regjisori ka punuar nje muaj ne perzgjedhjen e aktoreve dhe eshte ndare i kenaqur me aktoret nga Kosova.

Per nje muaj eshte endur ne mes Shqiperise Shkupit dhe Prishtines. Tri here ka bere audicion ketu ne teater dhe mbas tre heresh ka shkuar ne Shkup dhe ne Tirane perseri dhe eshte kthyer perseri ne Prishtine dhe prej 3500 nxenesve te Shkodres i ka zgjedhe Tristan Halilaj dhe Sindi Lacaj dhe ka zgjedhe prej neve Iliren mua Selman Lokaj Veton Osmanin dhe Luan Jahen. Te trete kane nga nje rol te vogel ne film dhe si personazhe kane qene shume te limituar.

Kerkesa e regjisorit ka qene e jashtezakonshme dhe ai nuk eshte pajtuar kurrsesi as me aktoret qe i ka sprovuar ne Shkoder dhe Tirane por as ne Shkup dhe ketu si duket ka nuhate sic thoshte ai aktore qe jane shume me te lire para kameres qe jane shume me filmike sesa aktoret qe i ka pare ne Shkoder dhe Tirane jane me pak teatral dhe shume me shume per film dhe ka qene ne nje menyre shume i kenaqur me neve u shpreh Lajci duke theksuar se Martson eshte nje prej atyre njerezve i cili punon me ty dhe ti nuk e heton se eshte duke e krijuar personazhin brenda teje.

Duke folur per Berlinin Lajci tregon se kane qene ne mesin e konkurrenteve me serioze.

Qe ne fillim na eshte kumtuar se ne jemi nje prej konkurrenteve me serioz te festivalit.

Mbasi jane ndare cmimet shkuam ne darke ceremoniale vetem ne laureatet dhe juria. Kur hyni ekipi yne juria u ngrit ne kembe dhe na aplauduan. Kryetarja e jurise Isabela Roselini na u afrua dhe na uroi cmimin dhe na tha lsquoMe besoni se keni qene ne teh thike si ju si iranianet por kemi anuar Iranin sepse ne si Evrope po duam ne nje menyre ta sensibilizojme edhe Evropen edhe popullin iranian se cka iu ben regjimi iranian regjisoreve dhe njerezve qe krijojne art tregon Lajci.

Ai po ashtu tregoi se kane biseduar me regjisorin Martson dhe producentet e tij qe ta bejne nje film ne Kosove. Ata jane shume te gatshem qe te vijne dhe te bejne film ketu por e kishin nje lutje te jashtezakonshme qe ne nje menyre keta si producente nga Amerika te gjejne perkrahje prej ministrise me aq pak para pasi qe me nje shume prej dhjete per qind duhet te kontribuoje shteti qe te mund te konkurroje dhe te kandidoje si film i jashtem ne Oscar. Kete qe nuk kane mundur ta arrijne me Shqiperine me lsquoFaljen e gjakut. E kane lutur Shqiperine qe te kontribuoje me dhjete per qind qe i binte 160 mije dollare pasi qe buxhetin e kane pasur nje milion e 600 mije dollare ne menyre qe te jete Shqiperia mbrapa filmit por kjo nuk ndodhi. Joshua me ka thene se ka deshire qe me mjetet e tyre te vijne ketu por ti ndihmoje edhe ministria e kultures. Kete porosi do tia qoj ne vend sepse do te bejme cmos qe ta sjellim ne festivalin PriFilmFest dhe pastaj te bisedojme qe cka mund te bejme qe ta krijojme nje film me teme kosovare. Ata jane shume te gatshem qe te vijne ta bejne nje film - tha Lajci.

Por sidoqofte edhe cmimi me te cilin u shperblye ky film iu dedikua Shqiperise. Lajci tregon se kur regjisori Martson bashke me skenaristin Andamion Murataj doli per ta marre cmimin e ngriti ariun dhe tha Kete ari ia dedikoj Shqiperise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›