E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Trashanit pranga taksistit qe ndihmoi vrasesin

Policia Kemi identifikuar autorin kryesor te vrasjes. I arrestuari Abedin Mulaj akuzohet per Vrasje me dashje

Njezet dite pas vrasjes makabre te juristes se Drejtorine e Hetimit ne Autoritetin e Konkurrences Aurora Trashanit nga Shkodra policia e Tiranes ka bere te mundur kapjen e njerit prej autoreve pjesemarres ne krim konkretisht taksistin qe dyshohet te kete ndihmuar autorin e vertete te vrasjes te largohet me shpejtesi nga vendi i krimit ndersa eshte bere e mundur identifikimi i ketij te fundit qe aktualisht eshte shpallur ne kerkim policor emri i te cilit nuk behet publik per arsye hetimi. Lajmi eshte konfirmuar dje nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit sipas te cilave Abedin Mulaj 47 vjec me banim ne Tirane eshte arrestuar nje dite me pare nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se personit ne policine e Tiranes ne saje te nje pune intensive hetimore ne drejtim te zbardhjes dhe dokumentimit teresisht te vrasjes se 30-vjecares. Ne kete kuader policia tha se gjate ecurise se hetimit grupi hetimori i perbere nga specialiste kriminaliste e oficere te Krimeve te Renda bene te mundur arrestimin e bashkautorit te dyshuar te vrasjes 47-vjecarit Abedin Mulaj. Ndaj ketij te fundit u mor masa e menjehershme e arrestit per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje ndersa materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne prokurorise se Tiranes. Drejtoria e Policise se kryeqytetit ka theksuar gjithashtu ne nje njoftim te saj per shtyp se eshte realizuar edhe identifikimi i autorit tjeter ne kete ngjarje te rende por per arsye te hetimit nuk mund te behen publike gjeneralitetet e tij.

Kusherira e ish-deputetes se Integrimit Arenca Trashani Aurora Trashani juriste ne Drejtorine e Hetimit ne Autoritetin e Konkurrences u gjend e vrare dhe e djegur ne banesen ku jetonte prane zones se Zogut te Zi ne Tirane me 2 shkurt te ketij viti. Pas dyshimeve qe ekspertet e kriminalistikes kane pasur qe ne fillim per ngjarjen autopsia mjekoligjore do te percaktonte me pas se shkaku i vdekjes se te ndjeres nuk ka qene asfiksia sic dhe u mendua fillimisht por goditjet ne trup me mjete prerese. Ekspertet mjekoligjore si dhe policia e kryeqytetit konfirmuan gjithashtu se viktima eshte goditur me thike afersisht 7 cm jo me pak se 20 here ne trup cka i ka shkaktuar asaj vdekjen e pashmangshme. Ne kete menyre ekspertet e dy institucioneve ne fjale do te pohonin ne ditet ne vijim se Trashani eshte vrare ne menyre te qellimshme dhe me pas eshte tentuar te digjet per te krijuar dyshimin e nje vdekjeje aksidentale te shkaktuar nga zjarri. Pas kesaj burime policore do te pohonin se nje prej versioneve te dyshuara si piste e mundshme lidhur me shkaqet eshte vrasja e kryer nga nje femer per motive xhelozie per shkak te lidhjes se mundshme me nje mashkull te perbashket. Vec kesaj versionet e tjera ne lidhje me ngjarjen lidhen me nje krim te kryer perseri per shkaqe xhelozie pasi dyshohet qe viktima ka pasur lidhje intime me nje person me te cilin mesohet se ishte ndare disa muaj me pare. Megjithese Trashani rezultonte e martuar ne gjendjen civile policia dyshoi gjithashtu se vajza eshte vrare ne gjaknxehtesi e siper me qellim hakmarres pas ndarjes se saj nga i dashuri qe kishte pasur me pare. Megjithate lidhur me motivet e kesaj vrasjeje policia nuk ka perjashtuar as pista te tjera qe pritet te zbardhen dhe konfirmohen ne vijim.

Ngjarja si u gjet trupi i pajete i juristes Trashani

32-vjecarja nga Shkodra Aurora Trashani juriste ne Drejtorine e Hetimit ne Autoritetin e Konkurrences u gjet e pajete ne banesen e saj ne oren 1200 te dates 2 shkurt te ketij muaji ne rrugen Muhamet Gjollesha pall. 64 ne katin e peste prane godines se Sigurimeve Shendetesore Tirane ku ajo jetonte me qera prej disa kohesh. Fillimisht ne vend kane shkuar sherbimet zjarrfikese dhe policia e Tiranes pasi jane njoftuar ne mesdites se ne afersi te Zogut te Zi ne nje pallat prane stacionit te furgoneve te Shkodres kishte marre flake. Pas fikjes se zjarrit zjarrfikesit kane hyre brenda kane vene re se nje nga dhomat e shtepise ishte thuajse e djegur teresisht bashke me orendite e saj ndersa ne te ndodhej trupi i nje personi te pajete. Policia nuk do te gjente asnje objekt te mprehte ne vendin ku eshte gjetur e vrare vajza cka ka detyruar hetuesit te ngrinin dyshimet se ngjarja mund te jete nje vrasje dhe jo ngjarje aksidentale e shkaktuar nga lenia hapur e gazit. Shperthimi i gazit sipas hetuesve mund te jete nje tentative per ta simuluar ngjarjen si aksident me qellim turbullimin e hetuesve ne ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›