Mbetjet nga ndertimet Tirana ne krize

Sharra brenda 10 vitesh jo me vendgrumbullim. Trajtimi i mbetjeve do te perqendrohet ne Kruje
Tirana cdo dite e me shume po mbytet nga mbetjet e materialeve te ndertimit. Edhe pse te konsideruara nga Bashkimi Evropian si mbetje te riciklueshme me koston me te lire ne vendin tone ato groposen. Situata aktuale eshte vertet shqetesuese po te kihet parasysh qe Sharra eshte i vetmi landfill ne kryeqytet qe perballon 700 tone mbetje ne dite te 1 milion banoreve. Sipas inxhiniereve specialiste qe punojne ne vend pritet qe jetegjatesia e Sharres te jete ndermjet 6 deri ne 10 vjet cka kerkon detyrimisht gjetjen e mundesive te tjera te trajtimit.
Mjedisi
Menaxhimi i mbetjeve ne Shqiperi eshte ne nje nivel shume te ulet. Edhe pse nivelet e gjenerimit te mbetjeve jane nen mesataren sistemet e grumbullimit dhe depozitimit jane mjaft te varfra dhe si rrjedhoje demtimi mjedisor mund te rezultoje relativisht ne nivele te larta. Niveli aktual i riciklimit eshte shume i ulet - u shpreh ministri i Mjedisit z. Fatmir Mediu dje gjate prezantimit te projektit per menaxhimin e mbetjeve. Aktualisht brenda kesaj zone mbetjesh ka vetem nje zgjidhje per menaxhimin e mbetjeve dhe kjo zgjidhje eshte grumbullimi dhe depozitimi ne venddepozitime. Ky grumbullim eshte i kufizuar ne territorin e bashkive dhe grumbullimi eshte sporadik ose nuk ekziston ne komuna. Zona e mbetjeve eshte teresisht e varur nga groposja e mbetjeve dhe nga riciklimi i kryer ne baza jo zyrtare nga njerez te papaguar qe e kryejne ne vendet e hedhjes dhe grumbullimit te mbetjeve.
Duke iu referuar trajtimit te mbetjeve per Tiranen ministri Mediu tha se megjithese eshte arritur qe te rehabilitohet depozitimi i Sharres nuk permbush te gjitha standardet e kerkuara. Madje sipas tij nuk mund te perballoje sasite e gjeneruara te mbetjeve ne Tirane nuk mund te krijoje mundesine e nje perpunimi dhe trajtimi te plote te mbetjeve duke e bere te pashmangshme nevojen per nje depozitim te ri apo nje politike te re.
Keto opsione rajonale jane shtuar tashme ne numer me ndertimin e fabrikes se re te cimentos Titan ne Kruje. Ky impiant i ri mund te siguroje mundesine e perfshirjes se mbeturinave ne teknologjine e prodhimit qe konsiston ne nje proces paratrajtimi per tharjen ne procesin e prodhimit te cimentos duke pasur mundesine e shfrytezimit te mbetjeve si karburant ne procesin e prodhimit te cimentos.
Plani ndryshimet
Brenda ketij viti plani kerkon qe ne te gjitha bashkite dhe komunat te zhvillohet dhe publikohet nje plan lokal i menaxhimit te mbetjeve qe pershkruan specifikat e operacioneve te menaxhimit te mbetjeve dhe kerkesat e infrastruktures. Po keshtu brenda 2011es zona e mbetjeve nepermjet keshillit te qarkut ose Bashkia e Tiranes duhet te zhvilloje strukturen e nje projekti pilot per studimin e fizibilitetit per nje zgjidhje perfundimtare per trajtimin e mbetjeve. Ky mund te jete nje perafrim i kesaj zone te mbetjeve ose i shume zonave te mbetjeve. Duhet te perfshihet nje studim fizibiliteti i qendrueshem per perdorimin e fabrikes ekzistuese te cimentos ne Fushe-Kruje. Nderkohe qe deri ne 2012 duhet te nise zbatimi i sistemit me tre kosha ku te gjitha bashkite duhet te fillojne zbatimin e ketij sistemi.
Do te jete gjithashtu e detyrueshme ngritja e impianteve te riciklimit te mbetjeve per mbetjet e thata te riciklueshme. Te gjitha bashkite duhet te ngrene infrastrukturen per te lehtesuar riciklimin e pjeses se thate te riciklueshme te mbetjeve te mbledhura dhe te riciklueshme. Gjithashtu duhet qe te gjitha bashkite dhe komunat te zbatojne kompostimin e te gjitha mbetjeve te biodegradueshme te mbledhura me ane te sistemit te tre koshave.
Mbetjet e rrezikshme
Vazhdojne te jene problem per vendin tone madje bazuar ne nje krahasim me vendet e tjera dhe duke konsideruar se gjenerimi eshte proporcional me PBB sasia e mbetjeve industriale te gjeneruara ne Shqiperi vleresohet te jete rreth 170 000 tone ne vit prej te ciles nje pjese duhet te konsiderohet si e rrezikshme. Nje studim i kryer ne vitin 2005 qe prodhoi dokumentacionin final te titulluar Strategjia e menaxhimit te mbetjeve te rrezikshme dhe plani i veprimit tregoi se prodhimi i mbetjeve te rrezikshme ne Shqiperi eshte i rangut 2500 deri ne 5700 tone. Kjo diference te dhenash eshte nje problem i trasheguar ne Shqiperi dhe shperhapja e mbetjeve te rrezikshme ne Shqiperi ka nevoje te percaktohet ne sasi ne menyre qe te gjenden dhe zbatohen zgjidhje te qendrueshme menaxhimi.