Ish-kinema “Dajti” nesër si qëndër multimediale
Projekti i Bashkise së qytetit i nisur fillimisht me rikonstruksionin e ish- kinema “Dajtit” synon rigjallërimin e aktivitetit kulturor, artistik dhe rekreativ në kryeqytet. Shërbimet që do ofroje kjo qender janë: Salla e kinemasë, salla e konferencave, ekspozita
TIRANE-Tirana se shpejti do të ketë qëndra multimediale dhe komunitare. Projekti i Bashkise së qytetit i nisur fillimisht me rikonstruksionin e ish- kinema “Dajtit” synon rigjallërimin e aktivitetit kulturor, artistik dhe rekreativ në kryeqytet. I pranishem në fillimin e punimeve ishte dhe Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama..
“Transformimi rrënjësor i kësaj strukture te vjetër në një qëndër shumëfunksionale për rininë që mund tu japë mundësinë të rinjve të shoqërizohen në kushte evropiane është një hap shumë i rëndësishëm, jo vetëm në mbajtjen e fjalës ndaj rinisë, por edhe në krijimin e një shansi të ri perspektive të re e cila sot është e prekshme dhe shumë shpejt do të jetë e aksesueshme për të gjithë ata që do të duan të kalojnë orët pas shkollës”, tha Rama.
Shërbimet që do të ofrohen në kete qender janë: Salla e kinemasë, salla e konferencave, ekspozita, atriumi i librit, salla e fëmijëve, studio e regjistrimit, laboratori i artit pamor, salla e muzikës, e kërcimit si dhe salla e internetit . Rikonstruksioni i Ish kinema Dajti llogaritet ne vleren 26 500 000 lekë, investim i ”Bashkise se Tiranës”.
(d.b/News24/BalkanWeb)