Parlament, Bregu akuzon Ramën për korrupsion
Nga Daniela Bonollari
PS shfrytëzoi sot seancën parlamentare të radhës për të komentuar Progres-Raportin e KE për Shqipërinë. Në përgjigje të tyre, Ministrja e Integrimit sulmoi Ramen si "Kryetar te Pallatit te Endrrave"
TIRANE-Progres-Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë që u publikua dje është vënë sot në qëndër të debateve në Parlament. Opozita komentoi sot raportin e KE për Shqipërinë duke vënë në dukje se Shqipëria pluskon në korrupsion dhe krim të organizuar. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu replikoi me opozitën duke theksuar se qeveria është koshiente për kritikat e KE, por sipas saj nuk duhet të shpërfillen arritjet e qeverisë shqiptare që përmenden në Raport. Bregu tha se në Raportin e KE-së kritikohet puna e Edi Ramës sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit.
Minutat referuar debatit të lirë në seancën e radhës së Parlamentit i janë kushtuar Progres-Raportit të KE për Shqipërinë që u bë publik vetëm një ditë më parë. Deputetët të PS e komentuan Raportin dhe nuk kursyen kritika për qeverinë në disa fusha që sipas tyre KE kishte bërë në raport. “Si mund të krenohet qeveria për këtë Progres-Raport ku aty nuk kishte progres. Raporti bën kritika për Parlamentin, për punën e qeverisë. Pjesa më e errët në raport është pikërisht korrupsioni. ...Shqipëria mbetet ende një lavatrice korrupsioni”, tha deputeti i PS, Taulant Balla. Ermelinda Meksi, deputetet socialiste dhe ish-Ministre e Integrimit kritikoi qeverinë për mospërfilljen ndaj kritikave për punën e qeverisë në drejtim të realizimit të reformave. “Ambsadori i KE në Tiranë, Lohan e tha qartë, e tha saktë që reformat janë plotësuar si gota e mbushur përgjysëm. Nuk shoh këtu cfarë s'kemi kuptuar ne nga raporti”, tha Meksi.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu replikoi me opozitën duke theksuar se qeveria është koshiente për kritikat e KE, por sipas saj nuk duhet të shpërfillen arritjet e qeverisë shqiptare që përmenden në Raport.
“Ne se mohojmë që korrupsioni mbetet ende problem serioz, por jo se qeveria nuk ka punuar ende në këtë drejtim. Na këshillohet të punojmë shumë për të shkulur me rrënjë korrupsionin në administratën tatimore, dogana. Krimi kundër luftës së organizuar mbetet problem serioz, por është miratuar një strategji kundër luftës së këtij krimi nga ana e qeverisë”.
”Do të doja të tërhiqja vëmendjen e të gjithë kolegëve, ashtu dhe z Balla që nuk ambientohet dot me gjuhën e raport progresit, se nuk e zbehin dot atë që sjell ky dokument i rëndësishëm”.
Ministrja Bregu në kundërpërgjigjen ndaj të majtëve u deklaroi atyre se e vetmja kritike serioze e bërë në Progres-Raport është ajo ndaj Edi Ramës, si kryebashkiak i Tiranës.
“Lejet e ndërtimit në Tiranë kanë rënë dhe kjo ka bllokuar sektorin e ndërtimit. Gjë që e ka bërë "kryetari i pallatit të ëndrrave". Kjo është kritika që ka bërë KE në raportin që ju as e keni lexuar”, tha Bregu duke tundur në dorë dokumenta që sipas saj dëshmojnë korrespondencën e qeverisë me KE lidhur me këtë cështje. Sipas Bregut, Rama për cdo leje ndërtimi kërkon 15% e fitimit në kundërshtim me ligjin.
Dje në mesditë rreth orës 14:00 ambasadori Lohan i dorëzoi kryeministrit shqiptar progres raportin voluminoz me 50 faqe, ku detajohet të gjitha arritjet dhe problemet që ka shteti shqiptar në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Progres-Raporti i KE-së për Shqipërinë qe ndahet në tre pjesë, ku përfshihen kriteret politike, ekonomike dhe standardet evropiane u lexua po dje mbasdite nga ambasadori i Komisionit Europian ne Tirane, Helmut Lohan
(d.b/BalkanWeb)