E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merrte ryshfete, në arrest shtëpie shefi i Onkologjikut

Policia e Tiranës ka vendosur sot që doktori, shef i onkologjikut, Agim Karaj të mbetet në arrest shtëpie. Mbi të rëndon akuza për marrje ryshfetesh nga pacientët e tij. 

Shefi i klinikës së onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Agim Karaj, do të hetohet për akuzën e korrupsionit, nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie'.

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës caktoi sot masën e sigurisë për mjekun Karaj, i cili u arrestua tre ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar "Plaga e Hapur", pas kallëzimeve se përfitonte ryshfete nga të afërm të pacientëve, në këmbim të kryerjes së operacioneve kirurgjikale.

Me cilësinë e provës materiale atij iu sekuestrua shuma prej 40 mijë lekësh të reja dhe 8000 euro. Kjo çështje po hetohet nga Njësia Task Force, e ngritur në prokurorinë e Tiranës për luftën kundër korrupsionit.
(O.Zh. BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›