Rama pershendet Presidentin Obama
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka pershendetur zgjedhjen e presidentit te ri te shteteve te bashkuara te amerikes. Ai e ka cilesuar fitoren e Obames, si fitorja e gjenerates se re. Sipas kreut te selise roze, ajo eshte fitorja e shpreses dhe e endrres sikunder ishte dhe lajtmotivi i nje fushate te ndertuar mbi bindjen se shpresa duhet te triumfoje mbi friken. Eshte shembulli me spektakolar i politikes se re dhe i kapercimit te kufijve mes te majtes dhe te djathtes, i nje politike te qytetareve, i nje alternative te politikes se politikaneve. Sipas liderit te opozites shqiptare me kete fitore, asgje nuk ka ndryshuar ne marrdheniet shqiptaro-amerikane. Sipas Rames fryma e re qe sjell Barak Obama, do te injektoje pa asnje dyshim nje energji te re edhe ne shoqerine tone dhe do te ndikoje pa asnje dyshim edhe ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.