Liga e Europës, Laçi më shumë shanse se të tjerët
Këtë vit goglat e shortit nuk është se na kanë penalizuar në futboll me ekipet shqiptare në Kupat e Europës. Po të shohim 4 kundërshtarët e 4 ekipeve tona pjesëmarrëse në Europë, të gjitha në pamje të parë janë të kalueshme, nuk kanë ndonjë historik të madh qoftë në kampionatet e vendeve të tyre, por edhe në Europë nuk janë ngjitur në nivele të larta. Por ndoshta shorti i lehtë ka ardhur në një vit jo të favorshëm për futbollin shqiptar, pasi 2 nga ekipet që do të marrin pjesë në Ligën e Europës nuk kanë eksperiencë, pavarësisht se Laçi ka një ekip modest përballë. Kjo e penalizon jo pak Kukësin, që edhe pse debutues në Europë, do të luajë sot për një rezultat pozitiv në Estoni.
TEUTA
Ndër ekipet me më shumë pjesëmarrje këtë vit në Europë nga shqiptarët është Teuta, e cila regjistron 24 ndeshje, në 10 sezone që është kualifikuar për në Europë, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Kupës Intertoto. Teuta ka arritur dy herë të kalojë turin e parë, më 1995-ën në Kupën e Kupave, teksa eliminoi finlandezët e TPS-së, ndërsa më 2002-in në Intertoto eliminoi maltezët e Valetës. Teuta është ndeshur edhe me ekipe të forta, si Parma apo Rapidi i Vjenës. Këtë vit Teuta vjen me një ekip simpatik dhe në përballjen e sotme në Durrës është disi favorite, kjo jo vetëm sepse ndeshet në "Niko Dovana", por ka edhe lojtarë me eksperiencë në përbërje, si Xhafaj, Osmani apo Mancaku.
LAÇI
Kurbinasit e kanë thyer statusin e debutuesit në Europë dhe këtë vit do të luajnë për herë të dytë në Ligën e Europës, pasi 3 vjet më parë u eliminuan turpshëm në takimin e kthimit në Bjellorusi nga Dnepër Mogilevi, teksa humbi 1-7, kur takimi i parë në Durrës kishte dalë 1-1. Laçianët këtë vit kanë pasur fat në short, teksa përballë kanë një ekip amator, edhe pse në Europë kanë më shumë pjesëmarrje. Për të kaluar turin e parë, presidenca kurbinase ka premtuar edhe 20 mijë euro shpërblim. Janë favoritë, edhe pse ndeshja do të luhet në stadiumin "Skënderbeu" të Korçës. Nuk u kuptua ky spostim i largët dhe tifozët laçianë kanë qenë të mërzitur me këtë fakt, kur ndeshja fare mirë mund të luhej në "Qemal Stafa" ose më e keqja në "Loro Boriçi" të Shkodrës.
KUKËSI
Ekipi verilindor i Kukësit ishte risia e këtij viti në Ligën e Europës jo vetëm për ekipet shqiptare, por për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe jo më kot edhe UEFA i kishte dedikuar një shkrim special. Kukësi ka bërë një ngjitje galopante, teksa nga Kategoria e Dytë ngjitet në të Parën, më pas fiton të drejtën për në Kategorinë Superiore dhe që në debutim siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës, duke zënë vendin e dytë në kampionat. Por ambicia e Kukësit nuk mbaron këtu. Edhe pse është favorit, sot përballë Flora Talinit, Kukësi synon që në takimin e kthimit të kalojë turin e parë, duke shkruar kështu historinë e tij edhe në Europë. Presidenti Gjici është optimist, të shohim sot se si do të ndahet ndeshja e parë.